Flamuri shqiptar dhe ai serb bashkë në mes të Beogradit, mesazhi i gazetarit shqiptar

Lajme

Flamuri shqiptar dhe ai serb bashkë në mes të Beogradit, mesazhi i gazetarit shqiptar

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 10:02
Flamuri shqiptar dhe ai serb

Është i ditur fakti se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk janë ndër më të mirat, pavarësisht tentativave të fundit mes dy qeverive për bashkëpunim.

E ndërsa Kosova, qëndron mes dy vendeve, ndasitë mes shqiptarëve dhe serbëve janë të ndjeshme.

Gazetari shqiptar i cili raporton nga Serbia, Idro Seferi ka publikuar një pamje të veçantë nga Beogradi.

Seferi ka publikuar një fotografi me dy shezlongë nga një pishinë në Beograd, ku në njërën ndenjëse shihet flamuri shqiptar dhe në tjetrin ai serb.

“Pishinë në Beograd… është nxehtë për të gjithë”, shkruan gazetari.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat