Brohoritën UÇK në Ulqin, pesë të rinj nga Kosova gjobiten dhe dëbohen nga Mali i Zi - Bota Sot
Brohoritën UÇK në Ulqin, pesë të rinj nga Kosova gjobiten dhe dëbohen nga Mali i Zi

Lajme

Brohoritën UÇK në Ulqin, pesë të rinj nga Kosova gjobiten dhe dëbohen nga Mali i Zi

Nga: F.B Më: 30 gusht 2019 Në ora: 07:33
Ilustrim

Gazeta “Vijesti” nga Podgorica ka shkruar se pesë të rinj nga rrethina e Podujevës të cilët në gjendje të dehur kanë brohoritur “UÇK,UÇK” dhe “UA Policia” në plazhin e vogël në Ulqin, iu është shqiptuar gjoba dhe janë dëbuar nga Mali i Zi, përcjell “Bota Sot”.

Sipas “Vijesti”, ata përveç gjobës dhe dëbimit iu ndalohet hyrja në Malin e zi në periudhën prej 6 muajve, ndërkohë që dëbimi është kryer menjëherë.

Mësohet se gjykatësi fillimisht iu ka shqiptuar gjobën prej 300 euro, pasi ndërmjet të mërkurës dhe enjtes natën në plazhin e vogël në Ulqin kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, kur nën ndikimin e alkoolit kanë brohoritur “UÇK, UÇK”..

Ndërkohë sipas portalit “Mondo.me” ngjarja në plazhin e vogël ka ndodhur kur dy grupe të ndara prej rreth qindra të rinjve kanë kënduar këngë nacionaliste dhe kanë brohoritur për “UÇK”, sikurse që kanë ndezur edhe flakadan ndërsa kalimtarët me automjete i kanë përshëndetur me sirena.

Policia ka ndaluar disa persona në stacionin policor dhe që të gjithë ishin nga Podujeva.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...