Porosi e ashpër e Lajçakut për Serbinë: Nëse doni të vazhdoni drejt BE-së, kjo nuk është rruga që duhet ndjekur

Lajme

Porosi e ashpër e Lajçakut për Serbinë: Nëse doni të vazhdoni drejt BE-së, kjo nuk është rruga që duhet ndjekur

Nga: F.B Më: 30 gusht 2019 Në ora: 10:20
Miroslav Lajçak

Ministri i jashtëm sllovak Miroslav Lajçak ka dërguar një porosi të ashpër Serbisë se “nëse do të vazhdoj rrugën drejt BE-së duhet të ndjek zgjedhjet politike që e afrojnë në atë drejtim”, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Shefi i diplomacisë sllovake ka reaguar në këtë formë në paralajmërimin e nënshkrimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë me Unioni Euro-aziatik, pas të cilës qëndron Rusia.

"Nëse jeni serioz në orientimin tuaj evropian, atëherë duhet të përcillni zgjedhjet politike që ju afrojnë atje. Ky hap nuk është një nga ata që duhet” , porositi Lajçak.

Ministri sllovak këtë deklaratë e bëri pas arritjes në Helsinki ku do mbahet takimi me përfaqësuesit e vendeve evropiane dhe ata të Ballkanit perëndimor, ndërkohë q ëka shtuar se “nënshkrimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë me grupin “pro rus” nga ana e Serbisë, është shqetësuese” dhe ka porositur se "nuk mund të shkohet në shumë drejtime në të njëjtën kohë".

Serbia me 24 tetor do duhej të nënshkruante marrëveshjen e tregtisë së lirë me Unionin Ekonomik Euro-Aziatik, ndërkohë që marrëveshje e këtillë ndërmjet Serbisë dhe Rusisë ekziston që nga viti 2000. Lidhur me paralajmërimin vërejtje Serbisë i është bërë nga Komisioni Evropian, ku qartë Serbisë i është thënë se duhet të heq dorë nga një nënshkrim i tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat