PDK’së i shtohet edhe një ekonomist me përvojë shumëvjeçare

Lajme

PDK’së i shtohet edhe një ekonomist me përvojë shumëvjeçare

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 14:36
Kadri Veseli dhe Lulzim Berisha

Ekonomisti në fushën e kontabilitetit dhe auditimit, Lulzim Berisha, iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës.

Lulzimi ka dhënë kontribut të vazhdueshëm që nga viti 2007 në sektorin publik dhe privat, në Ministrinë e Financave, në Odën Ekonomike të Kosovës, në Shoqatën e Kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës.

Në të kaluarën ka qenë edhe Kryetar i Komisionit për Licencim të Firmave dhe Auditorëve Ligjor, si dhe Anëtar i Komisionit për Kontroll të Kualitetit.

Si ekspert ekonomie dhe si pjesë e PDK-së, ai do të vazhdojë ta japë kontributin e tij në ndërtimin e të ardhmes së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat