Daçiq për emërimin e Palmer – dëshirë e ShBA-ve për zgjidhjen e shpejtë të Kosovës

Lajme

Daçiq për emërimin e Palmer – dëshirë e ShBA-ve për zgjidhjen e shpejtë të Kosovës

Nga: F. B. Më: 31 gusht 2019 Në ora: 15:22
Ivica Daçiç

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq, ka deklaruar se nuk është i befasuar për emërimin e Palmer si i dërguar special i ShBA-së për Ballkan sepse edhe deri tash në një a tjetrën mënyrë ka kryer këtë punë, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Kjo është shenjë se administrata amerikane dëshiron të shtyjë procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit duke mos ndryshuar  formatin që edhe më tutje do udhëhiqet nga Brukseli.

"Emërimi është shenjë se ata duan të formalizojnë ata që flasin zakonisht, nxitja e zgjidhjes së shpejtë të kësaj çështje dhe ndërtimi i paqes dhe stabilitetit në regjion. Këtu nuk është kyçe emërimi por edhe presioni ndaj Prishtinës për heqjen e takës ", tha ai për RTS.

Daçiq ka thënë se Palmer e njeh mirë situatën në regjion, por vlerësoi se “hendikep” i tij është se shumë kohë ka qenë pjesë e Departamentit të Shtetit dhe ka sistem të përcaktuar të vlerave dhe mënyrë të mendimit “ që në një mënyrë  krijon stereotip të situatës ekzistuese".

"Mendoj se është mirë të përcillet kjo linjë e administratës amerikane dhe dëshirës që të gjendet zgjidhja që do jetë e përhershme", tha Daçiq.

"A pata fl për ndryshimin e qëndrimit amerikan, a kam thënë se administrata amerikane nuk ka ndryshuar qëndrimin rreth pavarësisë së Kosovës, por kam thënë se ajo çështje nuk është kryer dhe duhet të kryhet. Pse do emërohej dikush i dërguar nëse aji çështje është e kryer?", ka pyetur ai.

Ai ka thënë se ende ka çështje që duhen harmonizuar mes Serbisë dhe ShBA-ve, por emërimi i Palmerit është shenjë se ata duan të shtyjnë procesin e bisedimeve.

"Nuk do ndryshoj formati, Brukseli do udhëheq bisedimet dhe dialogun, po disa rezultate varen nga zgjedhjet në Prishtinë. Të gjithë premtojnë heqje të taksës, po a do bëhet do shihet", porositi Daçiq.

Ai ka thënë se Palmer edhe pas emërimit do mbaj postin e zëvendës ndihmës sekretarit në Departamentin e Shtetit por do kryej edhe funksionin e të dërguarit special për Ballkan.

Funksione të njëjta kanë edhe vendet tjera si Gjermania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat