Gjuriq: Sulmi ndaj të riut edhe një përpjekje e persekutimit të serbëve

Lajme

Gjuriq: Sulmi ndaj të riut edhe një përpjekje e persekutimit të serbëve

Nga: F.B Më: 2 shtator 2019 Në ora: 08:50
Marko Gjuriq

I ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka theksuar se sulmi brutal me thikë i grupit të shqiptarëve ndaj të riut serb në veri të Mitrovicës është edhe një tjetër përpjekje e persekutimit të serbëve nga kjo pjesë, shkruan “Politika” përcjell “Bota Sot”.

Plagosja e të riut serb sipas Gjuriq është padyshim incident ndër etnik i inspiruar politikisht me porosi se është e domosdoshme ndërmarrja e masës së ndalimit dhe vënies para drejtësisë për këtë sulm qyqar.

"Me javë kemi tërhequr vërejtjen se fushat parazgjedhore në Kosovë mund të shfrytëzohet për ndjekje të serbëve dhe kjo u vërtetua fatkeqësisht në akt brutal” ka thënë Gjuriq në një kumtesë për media.

Bashkësia ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e saj duhet të bëjnë çdo gë që të ndalohet trendi i radikalizmit të shoqërisë shqiptare dhe ajo krijesë mos të rrëshqas në shovinizëm ka porositur ai.

Sipas tij një grup shqiptarësh në fillim të riun D.B. e kanë sulmuar verbalist ndërsa më pas e kanë sulmuar me thikë, pasi kanë kaluar nga jugu në veri ka thënë Gjuriq.

"Ai është bartur në Qendrën spitalore në veri , ku vazhdon të marr ndihmën dhe përkujdesjes mjekësore dhe gjendja është stabile” ka konstatuar ai, duke kërkuar veprim të shpejtë të strukturave të sigurisë dhe “ata q kryen të dalin para drejtësisë”.

Sipas tij ky rast është “ produkt i urrejtjes shoviniste që me mua po fryhet nga mediat serbe, ku serbët janë cak kryesor i sulmeve”.

''Kjo dhunë ndaj serbëve duhet menjëherë të sanksionohet” ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat