Kjo është pasuria e Duda Baljes - Bota Sot
Kjo është pasuria e Duda Baljes

Lajme

Kjo është pasuria e Duda Baljes

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 09:19

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka treguar pasurinë e saj për Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Balje ka deklaruar një banesë prej 60 m2, vlera e së cilës është 80 mijë euro.

Në emër të bashkëshortit ajo ka deklaruar një shtëpi prej 500 m2, çmimi i së cilës është 150 mijë euro.

 

Image

Dy lokale, po ashtu në emër të bashkëshortit që arrijnë shifrën prej 280 mijë eurosh.

Tutje, Balje ka treguar se vozit një makinë të tipit “Tiguan”, prej 13 mijë eurosh, kurse bashkëshorti i saj posedon një veturë “Toyota”, çmimi i së cilës është 17 mijë euro.

Ish-deputetja ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj në institucione financiare kanë të kursyera 21 mijë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...