Komersant: BE ia ka bërë të ditur Serbisë – nuk mund të ulet “ në dy karrige”

Lajme

Komersant: BE ia ka bërë të ditur Serbisë – nuk mund të ulet “ në dy karrige”

Nga: F.B Më: 2 shtator 2019 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

BE ia ka bërë të ditur Serbisë se “ vështirë të mund të ulet në dy karrige” pas nënshkrimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë me Unionin Euro-Aziatik ka vlerësuar gazetar moskovite "Komersant", shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Gazeta thotë se BE ka ftuar Serbinë q ëtë refuzoj nënshkrimin e kësaj marrëveshje, pasi ajo është në kundërshtim me planet e Serbisë për hyrje në BE.

"Me këtë Brukseli i ka tërhequr vërejtjen Serbisë se nuk mund të ulet në dy karrige ", shkruan gazeta, ndonëse në Beograd përgjigjen se deri në hyrjen në BE kanë drejtë të nënshkruajnë marrëveshje me secilin shtet.

"Komersant" përkujton se Serbia shpejt duhet të përcaktohet dhe të harmonizoj politikën e saj me atë të BE-së përfshirë edhe raportet me Rusinë.

Thirrje zyrtare për të hequr dorë nga nënshkrimi i marrëveshjes e kanë dërguar ministrat e jashtëm të BE-së në Helsiniki pas takimit të Vuçiqit me ambasadorin rus Harçenko.

Kjo thirrje është vërejtje e re e Brukselit për politikën e papranueshme të uljes në dy ulëse me Rusinë dhe perëndimin që vazhdon të realizoj Vuçiq.

Brukseli shumë herë deri më tani ia ka tërheq vërejtjen udhëheqjes së Serbisë se partneri i saj kryesor është BE me mbi 60 për qind të shkëmbimit tregtar, ndërkohë që me Rusinë ka vetëm 8 për qind, ndërsa investimet evropiane janë shumëfish më të mëdha se ato ruse ", shkruan gazeta.

Gazeta citon shefin e Qendrës së Politikës së jashtme të Beogradit Dragana Gjukanoviç që ka thënë se marrëveshja me Unionin Euro-Aziatik për Serbinë nuk ka rëndësi të madhe.

Komersant thekson se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje Serbia dëshiron të detyroj BE-në të shpejtoj rrugën euro-integruese.

Gazeta përkujton se me strategjinë e re të zgjerimit të BE-së, Serbia mund të pres hyrjen tek me 20225, ndërsa Beogradi duhet të nis dialogun për politikën e jashtme dhe atë mbrojtëse.

"Atëherë Serbia do detyrohet që të bashkohet politikës së BE-së ndaj Rusisë përfshirë edhe sanksionet apo duhet të përshëndetet me planin për ardhmëri evropiane. Në atë rast çështja e daljes nga marrëveshja me Unionin Euro-Aziatik bie poshtë vetvetiu ", përfundon gazeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat