Mogerini: Nëse Ballkani nuk hyn shpejtë në BE, do të pendohemi

Lajme

Mogerini: Nëse Ballkani nuk hyn shpejtë në BE, do të pendohemi

Nga: F.B Më: 2 shtator 2019 Në ora: 15:34
Federika Mogerini

Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini ka ftuar BE-në që të mbaj prani të fuqishme në Ballkanin perëndimor në arritjen e interesit të qartë, futjen e të gjithë Ballkanit në BE, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Jam e bindur se nëse nuk e bëjmë këtë do të pendohemi brenda disa viteve”, porositi Mogerini.

Federika Mogerini në adresimin e saj në takimin vjetor të ambasadorëve të vendeve të BE-së në Bruksel ka vlerësuar se hyrja e Ballkanit perëndimor në BE është çështje e bashkimit të gjithë kontinentit evropian dhe kjo është e nevojshme si për Ballkanin edhe për BE-në.

"Kemi interes të qartë futjen e Ballkanit në BE. Të gjithë e dimë se ky është procesi i gjatë i komplikuar dhe interesant që do këkroj shumë kohë, zgjidhje të problemeve por edhe vendosmëri politike nga të gjithë” ka thënë Mogerini.

Ajo përmendi zgjidhjen e kontestit të emërit të Maqedonisë, duke vlerësuar se kjo u arrit me angazhimin e Athinës edhe Shkupit dhe mbështetjen dhe trimërimin e BE-së.

"E njëjta kërkohet edhe për Ballkanin, Do të na duhet shumë guxim, përkushtim dhe lidership që atje të mbajmë prani të vazhdueshëm në secilën ditë ", tha ajo.

Ajo mendon se me një angazhim të tillë BE përfundimisht do realizonte të gjitha mundësitë që i ka kontinenti.

"Në radhë të parë pajtimi. Ky është vendi ku zgjerimi kthen vlerat fillestare të ndërtimit të BE-së dhe ajo është krijimi i paqes atje ku kishte luftë”, tha Mogerini.

Vendet që kanë luftuar vetëm para 20 viteve me ndihmën e perspektivës së BE-së, përkatësisht jetës “nën kulmin e njëjtë” mund të pajtohen deri në paqen e vërtetë.

"Këtu është edhe çështja e zhvillimit ekonomik, tregtar, social dhe sigurisë. Nga kjo do kenë mirë  jo vetëm Ballkani por edhe ne. Ne na duhet, BE-së kjo është e nevojshme”, nënvizoi Mogerini.

Shefja e diplomacisë në largim ka porositur se është koha e që me “mençuri dhe përkushtim të bëhen hapat e mëtutjeshëm në bashkimin drejtë familjes familjare”.

"Jam e bindur se nëse këtë nuk e bëjmë pas pak viteve do të pendohemi ", përfundoi Mogerini.

Federika Mogerini ka thënë se Bashkimin po e le në “duar të mira”.

Ajo ka vlerësuar ministrin spanjoll Zhosep Borel  që do të jetë pasues i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat