Daçiq tenton t’i hyjë në hatër Palmerit, ia kujton shprehjen “prej nga e ke gruan prej andej je edhe vetë”

Lajme

Daçiq tenton t’i hyjë në hatër Palmerit, ia kujton shprehjen “prej nga e ke gruan prej andej je edhe vetë”

Nga: F.B Më: 4 shtator 2019 Në ora: 10:01
Ivica Daçiq dhe Mathew Palmer

Emërimi i përfaqësuesit special për Ballkan është tregues se ShBA duan të jenë të pranishëm në këtë regjion dhe jam i sigurt se Palmer i emëruar në këtë funksionin do të ketë shumë punë ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”

Daçiq në Forumin Strategjik duke dashur të hyj në hatër zyrtarit amerikan ia ka kujtuar shprehjen që përdoret në Ballkan se “prej nga ke gruan prej andej je”.

Ai ka bërë për të qeshur në fjalimin e tij kur theksoi se aeroplani me të cilin ishte goditur nga rrufeja por që nuk kanë pasur pasoja, shkruan gazeta ndërkohë që ka shtuar se mbetet të hulumtohet nëse rrufeja ishte kroate apo sllovene.

"Sllovenët thonë se nuk ka gjasa që ajo të jetë sllovene ", shtoi ai.

Në pyetjen çka pret nga Palmer pasi njihen me vite, Daçiq tha se nuk pret asgjë nga ai po pret nga bashkëshortja e tij pasi është prej anës tonë.

"Në regjionin tonë thonë – prej nga e ke gruan, andej je edhe ti ", sqaroi ai shkruan Novosti.

Ai nuk do ketë punë të lehtë" Por as ne nuk do ta kemi lehtë ", tha Daçiq duke bërë shaka duke e “përshëndetur” kur Palmer ishte ulur afër ministrit të jashtëm të Kosovës Pacolli.

Ai ka thënë se mandati i Palmer si i dërguar duhet të jetë derisa Serbia të hyj në BE dhe nuk dihet sa zgjat kjo “ndërmjet 5 edhe sa viteve”.

"Mandati i tij do zgjas deri në zgjidhjen e çështjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit” ka vazhduar ai në stilin e “humoristit”.

"Presim q ëtë krijohen kushte pas formimit të qeverisë së re në Prishtinë dhe heqjen e taksës, gjë q varet edhe nga ndërmjetësimi i BE-së ", ka thënë ai.

Daçiq ka thënë se Serbia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe hapjen e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Ju jeni tubuar në këtë numër duke menduar se ne do përlahemi mes vetës. Ne shpesh kemi qejf që të punojnë dhe flasim për tjerët tek evopianët. Unë kam thënë grado që jemi – ne jemi vëllezër, sigurisht secili q ndodhet këtu është më i dashur për mua se Finlanda apo Lituania … E juve ? A ju jemi më të dashur ne apo dikush tjetër?", tha ai duke ju drejtuar të pranishmëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat