Gjuriq të gjithë ata që nuk janë me Listën Serbe i quan vegla të shqiptarëve

Lajme

Gjuriq të gjithë ata që nuk janë me Listën Serbe i quan vegla të shqiptarëve

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 16:14
Marko Gjuriq

Lëvizja e Qytetarëve të Lirë, një parti e serbëve të Kosovës, ka akuzuar Partinë Progresive Serbe (të Vuçiqit, – sqarim ynë) se përmes syrtarëve të saj dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqin, “sërish po u vizaton shënjestra kandidatëve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, duke u thënë se të gjithë ata që kandidojnë, përveç atyre të Listës Serbe, janë njerëz që punojnë për interesa të shqiptarëve dhe shkatërrojnë unitetin e serbëve në Kosovë”, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta, e cila përcjell TV N!.

“Po kjo retorikë është përdorur edhe në zgjedhjet e kaluara ndaj Oliver Ivanoviqit ndërkohë të vrarë, të cilin e pati quajtur “Serb të Haradinjat”, ndërsa më vonë Lista Serbe hyri në qeveri po me atë Ramush Haradinaj”, rikujtoi Lëvizja e Qytetarëve të lirë.

Kjo Lëvizje ka thënë se Serbia do të duhej që serbëve në Kosovë t’iu lejojë të deklarohen vetë pa presion që do t’u japin njerëzve besimin që në emër të tyre të marrin pjesë në institucionet e Kosovës.

Më herët Gjuriq i kishte thënë servisit publik, RTS-së, se do të jetë me rëndësi të madhe që serbët të dalin në zgjedhjet e Kosovës, të jenë unikë dhe të votojnë për Listën Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat