Faqet e PDK’së e shpërndajnë një video që mund ta rrezikojë jetën e Vjosa Osmanit

Lajme

Faqet e PDK’së e shpërndajnë një video që mund ta rrezikojë jetën e Vjosa Osmanit

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 11:04
Prindon Sadriu

Një faqe e Partisë Demokratike të Kosovës në rrjetin social ‘facebook’, e emëruar me emrin “Rinia Demokratike e Kosovës”, ka shpërndarë një video e cila mund të rrezikojë jetën e kandidates së LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmanit.

Sipas përshkrimit të bërë në video të shpërndarë nga kjo faqe e partisë së Kadri Veselit, flitet për një person të quajtur “Krenar Jahiu”, e për të cilin kjo faqe pretendon  se “ është kushëriri i burrit të Vjosa Osmanit dhe se ka shërbyer për Sllobodan Millosheviqin”.

Në video krahas fotos për të cilën kjo faqe pretendon se është origjinale e në të cilën pretendohet se shihet edhe personi i quajtur “Krenar Jahiu”, është bashkëngjitur edhe fotografia e Vjosa Osmanit bashkë me burrin e saj, Prindon Sadriu.

Image

Në fund të videos lihet madje edhe një mesazh në gjuhën angleze “We will find you where you are” apo përkthyer në shqip “Ne do të gjejmë ku je”.

Kjo video është publikuar në kohën kur kandidatja e LDK’së, Vjosa Osmani, ia ka mësyrë garës për t’u bërë kryeministre e Republikës së Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat