Serbët e shajnë me nënë ambasadorin amerikan në Beograd

Lajme

Serbët e shajnë me nënë ambasadorin amerikan në Beograd

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 15:24
Kyle Scott

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, në Samitin Digjital që po mbahet në Serbi tha se shumë serbë besojnë se urrejtja për Amerikën është një punë e mirë, pasi çdo ditë  përballen me gënjeshtrat më të këqija për vendin e tij dhe BE-në.

Scott në Beograd në Samitin Digjital, e ka paraqitur përvojën e tij në rrjetin social Twitter. Ai shtoi se puna e tij nuk është se të gjithë e duan atë, por se ai përfaqëson SHBA-të në Serbi dhe se mesazhi i vendit të tij mund të dëgjohet, por theksoi se nuk është gjithmonë e lehtë apo e këndshme.

“Shumë persona në Serbi besojnë se urrejtja për Amerikën është një punë e mirë. Çdo ditë në Serbi bombardohet me rrenat më të këqija që kanë të bëjnë me Amerikën, vendet perëndimore dhe BE. Ky nuk është një shërbim për inteligjencën e popullit serb, dhe për shkak të kësaj, ne përballemi me sfida të ndryshme për të përcjellë mesazhin “, tha Scott.

Ai tha se postoi një foto ku shihej duke dhuruar gjak, ndërkohë që pasuan komentet nga përdoruesit e rrjetit Twitter me fyerjen: “Ha m…, merrni atij 20 litra gjak!”

Përveç të tjerash, tha se komentuesit ia  shpërthyer në të shara me nënë.

Scott ka falënderuar urrejtësit e tij serbë për ta bërë atë të vlefshëm, duke përsëritur se detyra e tij është që ta shpreh  qëndrimin e SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat