Vulin për përcaktimin e kufirit: Kur kundërshtohet nga perëndimi e di se është një gjë e mirë

Lajme

Vulin për përcaktimin e kufirit: Kur kundërshtohet nga perëndimi e di se është një gjë e mirë

Nga: F.B Më: 6 shtator 2019 Në ora: 09:06
Aleksander Vulin

Nuk përjashtoj mundësinë që shqiptarët të nisen me armë drejtë veriut të Kosovës. Fuqitë perëndimore duan një pushtet të dobët në Serbi në mënyrë që mos të mund të kundërshtojnë presionet ka thënë ministri i mbrojtjes së Serbisë dhe lider i Lëvizjes së Socialistëve Aleksander Vulin, shkruan “novosti” përcjell “Bota Sot”.

Kur dihet kush udhëheq ata dhe noçka janë të gatshëm, nuk përjashtoj skenarin e nisjes me armë në veri dhe përsëritjen e përndjekjes së serbëve mendon ai.

Ai shprehet se Vuçiq ka deklaruar se aksionet si “rrufeja” në Kroaci kurrë nuk do të tolerohen, kjo është porosi për miqtë edhe armiqtë, pasi urdhri i tij do përmbushet në çdo moment.

Këtë deklaratë Vulin e bëri pas përpjekjeve amerikane shkruan gazeta që Ushtria e Kosovës të kyçet në stërvitjen që do mbahet nga 21 shtatori në Shqipëri.

Në pyetjen nis mund pritet përkeqësim i situatës ndërlidhur edhe me therjen me thikë të një të riu në Mitrovicë, Vulin ka thënë – “Shqiptarët temë kryesore politike e kanë konfrontimin me serbët dhe Serbinë ndërsa kjo në zgjedhje bëhet më ë zëshme. Pasi ata udhëhiqen nga terroristët e padënuar, nga ata mund të pritet çdo gjë. Po përcjellim me kujdes çka ndodhë atje”.

Në pyetjen lidhur me idenë e ndarjes a ndihmon Amerikën dhe Bolton në zgjidhjen e çështjes se Kosovës, ai thekson se – “Sa më parë që përcaktojmë kufirin , aq më parë Serbia i kthehet vetës dhe kufijve të vetë. Fuqitë e mëdha nuk janë mbështetës të përcaktimit të kufirit, ata duan Kosovën e tërë dhe të pa ndashme. Nuk duan ata që Serbia të forcohet, por as të ndalin ‘Shqipërinë e Madhe’. Vuçiq ka pak shpresa dhe aspak ndihmë kundër fuqive të mëdha, do doja që qëndrimi im për ndarjen të bëhet qëndrim i qeverisë dhe për të të vendos serbët. E di kundër ndarjes janë Gjermania, Kroacia, Mali i Zi, Prishtina, Shqipëria... por në bazë historisë kur duam diçka  e nuk na jepet duhet të luftojmë sepse çdo gjë q ëna kundërshtohet është e mirë për Serbinë.

Në lidhje me mundësinë nëse Serbia duhet të ftoj Kinën dhe Rusinë, ai mendon se “Nuk ka stabilitet të qëndrueshëm pa marrëveshjen mes serbëve dhe shqiptarëve, një temë të tillë nuk mund ta kryejnë as Rusia,m as Kina as ShBA e BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat