Familjarët me fjalë prekëse për personin që u vra dje në Prishtinë

Lajme

Familjarët me fjalë prekëse për personin që u vra dje në Prishtinë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 09:44
Bashkim Mehmeti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, u plagosën katër persona, dy prej të cilëve më pas ndërruan jetë.

Raportohet se deri te ngjarja e kobshme ka ardhur për çështje pronësore, derisa policia ende nuk ka dalë me një version zyrtar.

Njëri nga personat që ka vdekur si pasojë e plagëve të marra raportohet se është Bashkim Mehmeti i cili jetonte në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Familjarët janë shprehur të shkatërruar me vdekjen tragjike të tij. Ata e kanë kujtuar atë si njeri që gjithmonë u ka qëndruar pranë në momente të vështira. Njëri nga familjarët e tij ka bërë një postim prekës në llogarinë e tij Facebook.

Ndërkohë nga QKUK kanë konfirmuar se gjendja e dy të plagosurve të tjerë është shumë e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat