Senatori amerikan Marfi: Për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është i nevojshëm kompromisi i madh

Lajme

Senatori amerikan Marfi: Për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është i nevojshëm kompromisi i madh

Nga: F.B Më: 6 shtator 2019 Në ora: 13:13
Kris Marfi

Senatori amerikan Kris Marfi  ka theksuar se zgjidhja e çështjes së Kosovës kërkon një kompromis të madhe dhe se kjo çështje zgjidhet me viktimizim nga dy palët, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Marfi i cili së bashku  me kolegun e tij Xhonson u takuan me presidentin serb Vuçiq, shprehu shpresën se pas zgjidhjeve parlamentare edhe shqiptarët do të bëjnë hapa për të vazhduar dialogun.

Ai ka thënë se shpreson të ndikoj në presidentin Tramp dhe kolegët tjerë që të vijnë të shohin përparimin e Serbisë.

" Ne jemi këtu për të përcjell porosinë e qartë se edhe demokratët edhe republikanët në Kongresin amerikan janë me Serbinë dhe duan partneritet të fortë me vendin tuaj ", tha Marfi.

Uashingtoni dhe republikanët sipas tij pajtohen edhe kanë besim të përbashkët në mbështetjen e popullit serb.

Të dy vendet tona mund të forcojnë partneritetin dhe Amerika mund të shtoj investimet, por që edhe në ShBA të ketë më shumë mallra serbe.

"Mënyra më e mirë për avancimin e partneritetit ekonomik është siguria se Serbia do të vazhdojë rrugën drejt BE-së, ndërsa mjeti kryesor për këtë është dialogu ", ka thënë Marfi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat