Trajkoviç: Dalim në zgjedhje që të fitojmë ndonjë ulëse deputeti

Lajme

Trajkoviç: Dalim në zgjedhje që të fitojmë ndonjë ulëse deputeti

Nga: F. B. Më: 6 shtator 2019 Në ora: 19:44
Rada Trajkoviç

Kryetarja e Lëvizjes Evropaine të Serbëve të Kosovës Rada Trajkoviç, ka deklaruar se koalicioni i partive serbe “Liria” llogarit të fitoj “ndonjë ulëse deputeti” në Parlamentin e Kosovës në zgjedhjet e shpallura me 6 tetor, shkruan “Beta”, përcjell “Bota Sot”.

Sipas saj "vendimi për hyrje të Iniciativës Qytetare ( Gi SDP) të Oliver Ivanoviç në zgjedhje së bashku me Listën Serbe e ndryshon shumë skenën politike pasi është keqpërdor emri i Ivanoviç".

Trajkoviç përkujtoi se ajo del në zgjedhje së bashku me dy parti dhe disa iniciativa qytetare me emrin “Liria” sepse kjo “simbolizon nevojën për liri dhe çlirim nga e gjithë ajo që është realitet në të cilin jetojnë serbët " në Kosovë.

"Qëllimi i daljes në zgjedhje është fitorja e ndonjë ulëse deputeti, vetëm që serbët të kenë rastin të flasin si opozitë e Listës Serbe kur është në pyetje ndonjë interes serb në raport me atë që deri tash është heshtur dhe me çdo gjë me çka nuk pajtohemi me udhëheqjen e Beogradit".

Lidhur me vendimin që GI SDP të dal së bashku në zgjedhje me Listën Serbe ajo tha " më vjen keq për këtë se me këtë nuk arrihet uniteti serb”.

"Mendoj se qëllimi kryesor ishte mbyllja e lokalit ku veproi (Oliver Ivanoviç) të mbyllet shtëpia ku punoj dhe ku promovoi mospajtimin me Listën Serbe dhe funksionimin në hapësirën e Kosovës ", tha Trajkoviç.

Ky sipas saj është keqpërdorim edhe për faktin se nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiç është i dyshimtë në pjesëmarrjen në vrasjen e Ivanoviç".

Lista Serbe sipas Trajkoviç, ishte kundërshtar i Ivanoviç, që dëshmohet me rrugën që iu dha emri që është stërmbushur me mbeturina.

Trajkoviç ka thënë se skena politike në Prishtinë do të ndryshoj, ku prioritet e kanë luftën kundër korrupsionit që ngarkon banorët, që ndikon që edhe shumë shqiptarët të heqin dorë nga shtetësia duke u larguar për jetë më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat