Vjen reagimi për rrahjen e çekut nga tifozët e Kosovës, është absurde dhe e patolershme një sjellje e tillë

Lajme

Vjen reagimi për rrahjen e çekut nga tifozët e Kosovës, është absurde dhe e patolershme një sjellje e tillë

Nga: M.H Më: 7 shtator 2019 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Fitorja e Kosovës ndaj Çekisë gëzoi në masë të madhe tifozët nga Kosova të cilët festuan në forma të ndryshme. Mirëpo, pas festës së madhe në Prishtinë, një tifoz çek e pësoi keq.

Derisa po kthehej nga stadiumi, ai u sulmua fizikisht nga disa persona, të cilët pretendohet të jenë tifozët Plisat e Prishtinës

Lidhur me këtë ngjarje, juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani, në nëjprononcim për “Bota sot”, tha që nuk duhet të jenë prezentë këto ngjarje të tilla pasiqë janë të pa pranueshme, sepse shqiptarët janë mikëpritësa për të gjithë.

Image
Blerim Burjani

“Në manifestime sportive nuk duhet të ketë ngjarje të tilla që mund të zbeheni gëzimin e shqiptarëve për fitore, kjo sjellje është e pa pranushme asnjëhere deri më tash nuk ka pas incidente të tilla.

Shqiptarët janë mikëpritëse për të gjithë edhe për çekët që kanë pranuar pavarësin e Kosovës është absurde dhe e patolershme një sjellje e tillë”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat