Gjuriq -Amfilohijes: Fjalët tuaja janë helmuese dhe të rënda - Bota Sot
Gjuriq -Amfilohijes: Fjalët tuaja janë helmuese dhe të rënda

Lajme

Gjuriq -Amfilohijes: Fjalët tuaja janë helmuese dhe të rënda

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 19:22
Marko Gjuriq

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën Marko Gjuriq ka reaguar pas akuzave të Mitropolitit të Malit të Zi Amfilohije drejtuar presidentit Aleksandar Vuçiq se do ta tradhtojë Kosovën.

Gjuriq tha se nuk e mbante mend Metropolitanin e Malit të Zi Amfilohije-me kaq vullnet të keq ishte parë në publik vetëm kur Mali i Zi doli nga federata me Serbinë dhe se nuk i kujtohet të kishte mallkuar të adhuruarit e tij nga qeveria e mëparshme kur heshtën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

"Do t'ju them mjaft sinqerisht, duke rrezikuar që të jem shënjestra e mallkimeve dhe zemërimit, se fjalët tuaja janë vrasëse, helmuese dhe të rënda dhe se me këto deklarata mund të gëzohen vetëm armiqtë e popullit tonë, të cilët nuk janë pak në Kosovë dhe as nga republika nga e cila vini (Mali i Zi)," tha Gjuriq në një letër të hapur dërguar Amfilohije.

Ndryshe, Mitropoliti i kishës ortodokse të Malit të Zi Amfilohije akuzoi presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq se do ta tradhtojë Kosovën ‘nëse i japin diçka’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...