Ugljanin: Bashkësia ndërkombëtare heshtur ka toleruar okupimin serbo-madh të Sanxhakut – duhet të përmirësojë gabimin

Lajme

Ugljanin: Bashkësia ndërkombëtare heshtur ka toleruar okupimin serbo-madh të Sanxhakut – duhet të përmirësojë gabimin

Nga: F.B Më: 10 shtator 2019 Në ora: 18:41
Sulejman Ugljanin

SDA Sanxhak iu ka dërguar zyrtarëve të Serbisë, Malit të Zi dhe bashkësisë ndërkombëtare platformën për zgjidhjen e statusit të Sanxhakut ka thënë lideri i kësaj partie Sulejman Ugljanin, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ai në një konferencë me gazetarë ka thënë se bashkësia ndërkombëtare “ heshtur ka toleruar okupimin serbo-madh të Sanxhakut në vitin 1918 deri sot”.

"Është koha që bashkësia ndërkombëtare të përmirësoj gabimin dhe të i kthej Sanxhakun në administrimin e qytetarëve siç ju takon. Në harmoni me këtë platforma për zgjidhjen e statusit të Sanxhakut është kontributi ynë për normalizimin e raporteve, demokratizimin dhe stabilitetin regjional në proceset e integrimeve evropiane edhe atlantike të vendeve të ish-SFRJ-së", ka thënë Ugljanin.

Sipas tij me këtë platformë parashihet vendosja e statusit special për Sanxhak me pushtet ekzekutiv dhe ligjvënës dhe gjyqësor dhe mekanizmit stabil që siguron zhvillim ekonomik e shoqëror dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

"Motivi i serbëve dhe malazezëve që jetojnë në Sanxhak që të mbështesin statusin special përveç tjerave është për faktin se qytetarët e Sanxhakut nuk do të kenë obligim të paguajnë dëmshpërblim të luftës Kroacisë, BiH dhe Kosovës për krimet që kanë bërë forcat territoriale serbe, marrjen me forcë dhe spastrimin etnik gjatë viteve 90-ta ", tha Ugljanin.

Ugljanin përsëriti se statusi special është çelësi i zgjidhjes së çështjes dhe kontestit politik dhe territorial të vendeve fqinje në Ballkan dhe duhet të jetë qelizë e bashkëpunimit dhe stabilitetit.

Këshilli Kombëtar Boshnjak (BNV) në majin që shkoi ka nisur iniciativën e vendosjes së statusit special për Sanxhak, ndërsa më pas kërkesën ia ka dërguar organeve zyrtare të Serbisë dhe Malit të Zi për vendosjen e këtij statusi në atë regjion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat