Presidenti Trump ia prishë matematikat treshes Thaçi-Rama-Haxhiu për ndarjen e Kosovës

Lajme

Presidenti Trump ia prishë matematikat treshes Thaçi-Rama-Haxhiu për ndarjen e Kosovës

Nga: V.R Më: 10 shtator 2019 Në ora: 22:14
Nga e majta në të djathtë, Presidenti Donald Trump, John Bolton, Baton Haxhiu, Hashim Thaçi, Edi Rama

Botuesi e gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj e ka quajtur lajm të mirë shkarkimin e John Bollton-it, për më tepër ai ka thënë se ky veprim i Presidentit Trump ia ka prishur matematikat përkrahësve të ndarjes së Kosovë.

“Një lajm i mirë për Kosovën, Presidenti Trump ia prishë matematikat treshes Thaçi-Rama-Haxhiu

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkarkuar John Boltonin nga pozita e këshilltarit për siguri, duke thënë se s’është pajtuar me shumë prej sugjerimeve të tij.

Me këtë akt të Presidentit Trump, është prishur plani i Hashim Thaçit, Edi Ramës e Baton Haxhiut për ndarjen e Kosovës. SHBA ka qenë është dhe do të jetë gjithmonë në anën e së drejtës, në këtë rast në anën e shqiptarëve!”, shkruan Mazrekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat