Muhaxhiri: Politikanët po tentojnë të përfitojnë nga popullariteti i kombëtares

Lajme

Muhaxhiri: Politikanët po tentojnë të përfitojnë nga popullariteti i kombëtares

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 00:44
Artan Muhaxhiri

Sociologu Artan Muhaxhiri ka folur për ndikimin që e ka futbolli, me theks të veçantë për efektin që do ta ketë loja e sotme për Kosovën që e mbylli ndeshjen me një ekip si Anglia me rezultat 5 me 3.

“Futbolli është një fenomen global. Ka një fuqi të jashtëzakonshme financiare dhe politike sepse është sporti më masiv dhe për këtë arsye ndikimi në çdo cep të botës është pothuajse maksimal”.

“Nuk ka reklamë më të mirë për një vend se sa një sukses në futboll pasi depërtimi i këtij suksesi është te të gjitha shtresat. Futboll shikojnë të pasurit, të varfërit, në fshat, qytet dhe megalopolise – futbolli është gjithandej”.

“Një lajm që sonte ishte në BBC do të lexohet nga e gjithë bota. Me siguri se sonte njerëzit që nuk e dinë kush është Kosova do ta kërkojnë në Wikipedia”.

Muhaxhiri në Analiza Zgjedhore ka folur edhe për përkrahjen e madhe që politikanët ja kanë bërë ditëve të fundit Përfaqësueses së Kosovës.

“Ky është rezultat i popullaritetit të Kombëtares dhe tentimit që të përfitojnë politikisht nga ky popullaritet sepse po të kishte humbur apo po të mos kishte kaq suksese Kombëtarja nuk besoj asnjëherë që këta politikanë do të tentonin që të identifikoheshin”.

“Po harrohet edhe një element tjetër – kualiteti i Ligës tonë. Sikur këta politikanë të kishin qenë kaq entuziastë mendoj se do të investonin shumë më tepër edhe në infrastrukturë, kuadro, zhvillimin e grupmoshave të reja, shkollave të futbollit dhe të tjera investime”.

“Do të investohej shumë më tepër se sa që është investuar dhe jo të krenohen me suksesin që me një përqindje të madhe është si rezultat i diasporës. Janë 3-4 lojtarë që kanë lindur në Kosovë, mirëpo absolutisht është sistemi perëndimor i fokusuar dhe i programuar në gjeneratat e reja prej moshave të reja deri 22-25 vjeç”.

“Politikanët shkojnë gjithmonë aty ku kanë interes, ndërsa zhvendosen në momentin kur nuk kanë interes. Ka ndodhë vazhdimisht, prandaj nuk duhet marrë me shumë seriozitet dhe duhet parë si tentim sipërfaqësor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat