Kritikohet Enver Hoxhaj: Nuk ka ligj ndërkombëtar për tërheqjen e njohjeve

Lajme

Kritikohet Enver Hoxhaj: Nuk ka ligj ndërkombëtar për tërheqjen e njohjeve

Nga: M.H Më: 11 shtator 2019 Në ora: 14:46
Enver Hoxhaj

Ditë më parë në emisionin RUBIKON, në KTV, ka qenë i ftuar Ish-zëvendësministri dhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj, në emision ndër shumë tema preku edhe temën për fushatën që po bëjnë shteti i Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës që sipas tij veçse po shtohen, janë edhe 10 shtete sipas disa burimeve të sakta të Hoxhaj që do të tërheqin njohjen e tyre.

Në lidhje më këtë deklaratë, në një prononcim për “Bota sot”, analisti politik, Faik Krasniqi, u shpreh që nuk mund të tërheqjen njohjet e shteteve sipas ligjeve ndërkombëtare dhe se deklarata e z.Hoxhaj, ka folur sikur partia e tij është në opozitë prej vitit 2007 e jo në pushtet.

Më tej, Krasniqi, kritikon partin e z.Pacollit duke thënë që iu është besuar kjo punë një partie që ngeli me një deputet ndërsa udhëhiqte me 4 ministri. “Sipas ligjeve ndërkombëtare nëse një shtet e njeh shtetin tjetër, s'mund ta tërheqë njohjen, pezullimin e marrëdhënieve ndërkombëtare po, por jo edhe njohjen. Nuk ka shtet në botë që s'ka probleme me ndonjë apo shumë shtete të botës. Po të ishte ashtu shtetet do të ngeleshin pa njohje.

Kam përshtypjen që ato njohje kurrë nuk i kemi pasur njohje reale, nëse e shikojmë cilat shtete kanë tërheqë njohjet, janë shtete të korruptuara skajshmërisht dhe jostabile. Më duket hipokrizi deklarata e Enver Hoxhaj. Z.Hoxhaj po flet sikurse partia e tij prej 2007 është në opozitë, dhe jo si pushtetar. Serbia tash e sa vite është duke zhvilluar fushatë të egër kundër Kosoves, dhe ku ishte Enver Hoxhaj dhe partia e tij për të parandaluar këtë ofensivë të Serbisë.

Pse i besuan z. Pacolli Ministrine e Punëve të jashtme? Apo ishte lakmia e pushtetit dhe mbyllen sytë, sepse partia e z.Pacolli ishte Kali i Trojës për formimin e Qeverisë. Një parti që në fund ngeli me një deputet, udhëhiqte me 4 ministri”, përfundon, Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat