Mbrëmë është zhvilluar ndeshja spektakolare mes Anglisë dhe Kosovës.
Tifozë të shumtë kishin udhëtuar drejt vendit mik për të mbështetur Kombëtaren e Kosovës.
Festës së “Dardanëve” u janë bashkuar edhe policët britanikë.
Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, shihet një tifoz i Kosovës në mes të dy policëve të Anglisë, duke mbajtur flamurin Dardan të Ibrahim Rugovës.
Ndonëse ndeshja përfundoi me rezultat 5:3 në të mirë të Anglisë, Kosova dhuroi spektaktël./BS