"Njerëzve në Kosovë dhe Serbi duhet të ju sqarohet, ndoshta zgjidhja nuk do ju pëlqej" - Bota Sot
"Njerëzve në Kosovë dhe Serbi duhet të ju sqarohet, ndoshta zgjidhja nuk do ju pëlqej"

Lajme

"Njerëzve në Kosovë dhe Serbi duhet të ju sqarohet, ndoshta zgjidhja nuk do ju pëlqej"

Nga: F.B Më: 12 shtator 2019 Në ora: 08:36
Ron Xhonson dhe Aleksandar Vuçiq

 Duhet të iu sqarohet popujve në Kosovë dhe Serbi se marrëveshja, që ndoshta nuk do të ju pëlqej është në interesin më të mirë të tyre, ka thënë senatori amerikan Ron Xhonson, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Si dihet Xhonson javën që shkoi ka qëndruar në Beograd dhe në Prishtinë dhe për shërbimin ukrainas të “Zërit të Amerikës”  ka porositur liderët në Beograd dhe Prishtinë se duhet të vendosin a mund të arrijnë marrëveshje.

"Ajo që mund të them është se kjo ishte vizita ime e katërtë në regjion, se kam takuar dy presidentët, ndërsa Vuçiq në takim para gazetarëve tha se është hera e 9-të që takohemi, Kohëve të fundit jam shumë i angazhuar në këtë çështje” ka thënë Xhonson.

Ai ka nënvizuar se edhe Prishtina edhe Beogradi presin “ lider-ship më të madh amerikan” në bisedime.

"Ne do ju ofrojmë, por jo në kuptimin  imponimit, por si mbështetje në përpjekjet për krijimin  kushteve reale", në të cilat mund të llogarisin në mbështetjen e BE dhe ShBA-ve pas arritjes së marrëveshjes.

Xhonson theksoi se duhet të tregohet qytetarëve edhe në Kosovë edhe në Serbi se “ marrëveshja është në interesin e tyre dhe do kenë shumë dobi, në kuptimin e integrimit në ekonominë evropiane, lirinë  e lëvizjes, ekonominë më të suksesshme sepse pas marrëveshjes më lehtë do  tërheqin investimet e huaja ".

Ai përfundoi se për këtë arsye duhet të tejkalohet pengesa dhe deri diku detyra amerikane dhe roli i liderit është që “qytetarët të ju shitet jo vetëm marrëveshja, sepse kjo do ishte vështirë por përparësia dhe dobia e marrëveshjes”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...