SHHLP do të ndihmojë edhe shoqatën e personave me aftësi të kufizuara në Preshevë

Lajme

SHHLP do të ndihmojë edhe shoqatën e personave me aftësi të kufizuara në Preshevë

Nga: Dashnim Hebibi Më: 12 shtator 2019 Në ora: 09:52
Presheva

”Nuk mundemi të jemi të qetë, kur shohim ata që kanë nevoj presin ndihma. Respekte edhe njëherë dhe perendia i shpërbleftë të gjithë që kanë kontribur dhe po kontribuojnë. Për ne nuk ka as një penges, se a jemi në pushime apo jo, për ne është me rëndësi, që ti ndihmojmë atyreve që kanë nevoj dhe kështu do të jemi deri në vdekje. Me kryetarin z.Ferat Rashiti, edhe gjatë pushimeve kemi kryer shumë punë të mëdha, filluam edhe ti ndihmojmë shoqatën e personave me aftësi të kufizuara. Kryesia e kësaj shoqate na pritën mirë dhe ne në të ardhmen do të jemi besoj shumë edhe për ndihma të tjera”, na tha ndër të tjera, z.Musliu, kryetar nderi i SHHLP-së

St.Gallen, 12 shtator

Veprimtarët nuk ndalen as gjatë pushimeve verore. Edhe pse kishin angazhime të tjera familjare, ata gjenin mundësi, për të kontribuar edhe me bëmirësi. Zemra dhe shpirti i tyre nuk është i qetë, kur shohin se ka shumë të tjerë që presin ndihma, me një fjalë janë në gjendje jo të mirë ekonomike.

Korriku dhe gushti, siç dihet, janë muajt e mërgimtarëve, sepse në këto dy muaj, shkojnë shumë mërgimtarë në atdhe dhe në ato dy muaj zhvillohen aktivitete të ndryshme, sidomos dasma e gazmende të tjera, por në anën tjetër, ka edhe punë për bëmirësit. Kryesia e SHHLP në Zvicër e drejtuar nga z.Ferat Rashiti, me anëtarët e saj dhe shumë bëmirës të tjerë, po mundohen të kontribuojnë pa ndërprerë. Edhe kësaj radhe, kryetari Rashiti dhe kryesia e kësaj shoqate, u ka dhënë të drejtën z.Fazli Muslu, kryetar nderi i Shoqatës, që të shpërndaj ndihma dhe të gjeje mundësi të ndryshme, se si të ndihmojmë ata që kanë mundësi. Si edhe herave të tjera edhe kësaj here, z.Musliu, pa asnjë përtesë, me seriozitetin e tij dhe mirëkuptimin që ka në shumë personalitete, ai unanimisht me kryetarin aktual dhe kryesinë, vendosën që prej këtij viti të ndihmojnë edhe Shoqatën e Personava me Aftësi të Kufizuara në Preshevë me një ndihmë simbolike me shpresë, se edhe në të ardhmen do të ndihmohet edhe në forma të tjera.

Z.Musliu na tha ndër të tjera, se deri në muajin gusht, SHHLP ka ndihmuar me ndihma në një shumë prej 5.600 franga zvicerane.

Anëtarët tanë dhe donatorët e tjerë, edhe sivjet si edhe herave të tjera, janë treguar solidarë dhe po besojmë se do të vazhdojmë edhe në të ardhmen duke ndihmuar ata që kanë nevojë. Ndihmat tona dihet se ku shkojnëdhe ku kanë shkuar, sepse që të gjitha janë të regjistruara edhe të publikuar përmes mediave tona. Falënderojmë që të gjithë, kryesinë, anëtarët dhe të gjithë ata që po kontribuojnë për bëmirësi. Natyrisht, edhe Shoqatën e Personava me Aftësi të Kufizuara në Preshevë, e mirëpritën ndihmën tonë, sado e vogël që është, por kjo tregon, se mërgata shqiptare, ishte dhe do të mbetet me zemër e shpirt në atdhe. Ju kisha lutur edhe përmes mediave, të gjithë ata që munden dhe duan të ndihmojnë, të drejtohen tek shoqata jonë, sepse ne ishim e do të jemi me ndihmë primare, për jetimët, familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës. Kemi ndihmuar edhe student dhe po besojmë shumë, se së shpejti me ndihmën e bëmirësve, do të kemi edhe projekte të tjera për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Nuk mundemi të jemi të qetë, kur shohim ata që kanë nevoj presin ndihma. Respekte edhe njëherë dhe perendia i shpërbleftë të gjithë që kanë kontribur dhe po kontribuojnë. Për ne nuk ka as një penges, se a jemi në pushime apo jo, për ne është me rëndësi, që ti ndihmojmë atyreve që kanë nevoj dhe kështu do të jemi deri në vdekje. Falënderoj shumë edhe kryetarin aktual z.Rashiti dhe gjithë anëtarët e kryesisë, që kanë mirëkuptim tek unë dhe besim të madh, që të mos ndalem dhe ti përcjell të mirat që po mblidhen në shoqatë nga ata që duan ta ndihmojnë një person apo familje që ka nevoj. Me kryetarin z.Rashiti, ne vizituam shoqatën e lartëpërmendur dhe na mirëpritën shumë mire. Ne si mërgimtarë, mundemi edhe më shumë të ndihmojmë edhe pse kurrë nuk jemi ndalur dhe as që do të ndalemi. Zoti I bekoftë të gjithë mërgimtarët”. Kështu na tha ndër të tjera, z.Musliu, i cili me emocione vazhdoi, se nuk është e lehtë të kërkosh ndihma për të tjerët, por dikush duhet të bëj këtë detyrë. Por jam shumë I lumtur, që kudo që kam kërkuar, nuk jam kthyer pa diçka të mirë dhe lutem që atyre dhe familjeve të tyre, zoti tu jap gjitha të mirat. SHHLP, prej themelimit e deri më sot, nuk është ndalur me aksione të ndryshme, por primaret e tyre janë të njohura për opinion dhe gjersa të jetë kjo Shoqatë, fëmijët jetimë, familjet e dëshmorëve dhe varrezat e dëshmorëve do të kenë gjithmonë lule të freskëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat