Petkoviq: Korrigjimi i kufirit, rrëfim i Thaçit, Vuçiqit dhe Mogherinit – ne jemi kundër

Lajme

Petkoviq: Korrigjimi i kufirit, rrëfim i Thaçit, Vuçiqit dhe Mogherinit – ne jemi kundër

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 00:47
Sllavisha Petkoviq

Sllavisha Petkoviq nga koalicioni Sloboda i partive PDS dhe NPK, ka thënë se ideja e ndryshimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë është dhënë me fillim të bisedimeve në Bruksel në mes të dy shteteve.

“Korrigjimi i kufirit ishte rrëfim i Thaçit, Vuçiqit dhe Mogherinit. Sa di unë kjo ide nuk e ka mbështetjen e akujt”, ka thënë Petkoviq.

“Një pjesë e administratës amerikane që më nuk është aleat i Trump, ka pasur një lloj simpatie për këtë temë që mund të flitej edhe për ndryshim të kufirit që të shpie te marrëveshja përfundimtare. Kjo nuk do të zgjidhte asgjë. Vetëm do të hapte probleme më të mëdha. Zgjidhja duhet të jetë afatgjatë”.

Sipas Petkoviq ndryshimi i kufijve do të shkaktonte problem më të mëdha. “Ne jemi kundër kësaj. Nga fillimi i negociatave ne Bruksel është biseduar për korrigjim të kufirit dhe për këtë kemi marrë vesh në fund. Për fatin tonë nuk u realizua sepse do të dilnin probleme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat