Koordinatori Hoti takohet me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi

Lajme

Koordinatori Hoti takohet me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 11:53
Rexhep Hoti dhe Smajl Latifi

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Rexhep Hoti, sot mbajti takim me Kryetarin e komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ku u bisedua për fillimin e mbajtjes së Garave Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik.

Që të dy u pajtuan se Komuna e Rahovecit ka treguar rezultate të larta në garat paraprake.

“Fillimisht dua të ju përgëzoj për suksesin e treguar në Garën e Diturisë dhe atë të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik nga të cilat komuna juaj ka nxjerrë 1463 fitues të vendit të parë. Jam shumë i kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm si me ju, ashtu edhe me komunat tjera. Është projekti i parë pas luftës që është realizuar me mbështetjen e të gjithë përfaqësuesve institucional të partive politike dhe kjo po tregon një rezultat të jashtëzakonshëm. Kësisoj është bërë e mundshme edhe ndarja e 44,723 shpërblimeve”, tha Koordinatori Hoti.

E kryetari Latifi tha se që nga fillimi e kanë mbështetur Programin Nacional për Rininë dhe organizmin e këtyre garave

“Programi juaj ka pasur një jehonë pozitive sepse është parë një pjesëmarrje tepër e madhe si e nxënësve, po ashtu edhe e akterëve tjerë të përfshirë në garë. Arsimi është nevojë e domosdoshme, ndërkaq garat që po organizoni janë mekanizëm që ndikon në përmirësimin e cilësisë në arsim. Unë do të vazhdoj ta përkrah këtë projekt sepse besoj që është në të mirën e nxënësve dhe do të jetë motiv shtesë për mësim”, tha Kryetari Latifi.

Nga 44,723 nxënës fitues, komuna e Rahovecit ka gjithsej 1647 fitues përkatësisht për garën e Kreativiteti Kulturor dhe Mendimit Kritik në nivel shkollor kishte 85 nxënës fitues atë komunal 88 dhe republikan 11. Ndërsa, për garën Nacionale të Diturisë për nivelin shkollor kishte 1383 nxënës fitues, atë komunal 74 dhe për nivelin republikan 6 nxënës fitues.

Garat të cilat janë të parapara në Programin Nacional për Rininë do të fillojnë nga ky muaj. Të gjithë nxënësit për herë të parë do ta kenë mundësinë që t’i shprehin talentet e tyre në sport dhe kreativitet kulturor e mendim kritik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat