Nenad Rashiq, kandidat për kryeministër të Kosovës

Lajme

Nenad Rashiq, kandidat për kryeministër të Kosovës

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 15:47
Nenad Rashiq

Nenad Rashiq do të jetë kandidat për kryeministër nga koalicioni “Sloboda” që në gjuhën shqipe do të thotë liria.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga ky koalicion.

Në komunikatë thuhet se Nenad Rashiq është kandidati më i duhur për t’u nominuar për kryeministër.

“Nenad Rashiq është shembulli i drejtë i një përfaqësuesi të vërtetë të serbëve të Kosovës, ai është një intelektual serb, inteligjent dhe i përkushtuar i cili që nga fillimi i marrjes me politikë, ka menjanuar dallimet si dhe ka rrënuar barrierat e mosmarrëveshjeve në mes te popujve te Kosoves”, thuhet në komunikatë.

Koalicioni -Sloboda- ( Liria) përbëhet nga përfaqësuesit e serbëve autentikë kosovar, të cilët kanë për qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe integrimin e tyre në shoqërinë Kosovare, për të siguruar demokracinë e plotë në bashkëjetesë me të gjithë popujt të cilët jetojnë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat