Haradinaj: Qaj kur lexoj romane dhe kur shikoj ndonjë film

Lajme

Haradinaj: Qaj kur lexoj romane dhe kur shikoj ndonjë film

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 18:26
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka folur për tema jashtë politikës. Ai thotë se s’mban mend ndonjë moment konkret kur ka qarë, por ka shumë gjëra që e bëjnë të ndjeshëm.

Derisa bashkëshortja e tij Anita Haradinaj thotë se nuk e kujton për vite të tëra ta ketë parë burrin e saj duke qarë, Haradinaj thotë se ka momente që ai përlotët.

“Kur jam duke lexuar ndonjë roman me ndonjë ngjarje të dhimbshme, më rrjedhin lotët pa e ditur. Njëjtë edhe kur shikoj ndonjë film”, thotë kryeministri në detyrë.

Ndërkaq bashkëshortja e tij ka thënë se e mban mend Ramushin të mërzitur kur është ftuar për herë të parë nga Tribunali i Hagës, gjersa djali i tyre i madh, Gjini, sapo kishte lindur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat