Gratë e suksesit Albanian Exellence “pushtojnë” Preshevën

Lajme

Gratë e suksesit Albanian Exellence “pushtojnë” Preshevën

Nga: Sevdail Hyseni Më: 14 shtator 2019 Në ora: 08:19
Gratë e suksesit Albanian Exellence

Shtatori i këtij viti, do të mbahet mend për një eveniment të lartë disaditësh nga gratë e suksesit të Albanian Exellence prej Tiranës, Prishtinës e Ulqinit në Preshevë.

Presheva, kjo Voskopoja shqiptare, hapi dyert për t’u bërë nikoqire e shumë manifestimeve me interes qytetar e kombëtar, e që për bartës të këtyre veprimtarive kishin gratë e suksesit, jo më pak se 121 gra të tilla të ekspozuara në 121 fotografi suksesi, “duke paraqitur 121 histori suksesi dhe frymëzimi në profesionet e tyre dhe në jetë”.

Nuk do të ishin shijuar këto veprimtari kaq tërheqëse, atraktive dhe vizionare të këtyre grave shqiptare nga Tirana e deri në Preshevë, pot ë mos ishte preshevarja Ardita Behluli, një gazetare dhe veprimtare e përkryer, e rreshtuar e vetmja Luginase, përkrah qindra grave të suksesit nga hapësirat shqiptare dhe diaspora.

Ardita e sukseseve në bashkëpunim me presidenten e Albanian Exellence nga Tirana, Flora Nikolla, zonjën e madhe të grave të suksesshme, arriti që këto veprimtari t’i zhvendos edhe në Preshevën e saj, për të zhvilluar një sër takimesh jo vetëm me gratë që prijnë bizneset, por edhe me autoritete të tjera të jetës politike, kulturore, arsimore, shëndetësore etj.

Memorandum - bashkëpunimi

Gjatë qëndrimit katërditësh në Preshevë, gratë e suksesit arritën të nënshkruajnë një draft- memorandum bashkëpunimi në mes të drejtoreshës së Albanian Excellence, Flora Nikolla dhe autoriteteve të Komunës së Preshevës. Bazamenti i këtij memorandum bashkëpunimi është që  viti 2020 do të shpallet vit për Preshevën.

Lidhur me këto veprimtari jetësore të grave të suksesit, drejtoresha e Shoqatës së Gazetarëve “Etika”, Ardia Behluli, u shpreh plot optimizëm se “Albanian Excellence me 121 femra suksesi si burime njerëzore do të jetë në dispozicion të ndihmojë Preshevën në sfera të ndryshme. Kjo nismë e Albanian Excellence, është mbështetur nga Komuna e Preshevës, Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashanica” dhe kompanitë private”.

Gratë e suksesit të Albanian Excellence, gjithashtu, realizuan takim pune me gratë e Preshevës, që drejtojnë drejtoratin për zhvillim ekonomik, gratë që udhëheqin biznese të vogla dhe të mesme dhe gratë që merren me artizanate.

Të pranishmet patën rastin, që të dëgjojnë edhe përvojat nga shembull i grave të suksesit në sferën e biznesit në kuadër të Albanian Excellence, Havushe Bajrami e cila arriti të punësojë mbi 70 gra në grumbullimin e luleve për kompaninë që ajo drejton 99 Lule, shprehet në rrjetin e saj të Facebook-ut, Arditë Behluli, kumbarja e këtyre veprimtarive.

Shkëmbimi i përvojave

Vargut të këtyre takimeve dhe vizitave nga 5 deri më 8 shtator, iu shtua organizimi i punëtorisë me gra, të cilat drejtojnë biznese private në Preshevë dhe rrethinë, të cilat, në këtë drejtim, fituan përvojën nga gratë e Albanian Excellence. Po ashtu, në Pallatin e Kulturës në Preshevë, gjatë kësaj periudhe u hap ekspozita me 121 fotografi të grave të suksesit të Albanian Excellence, në mesin e tyre zë vend meritor edhe preshevarja Ardita Behluli, ekspozitë kjo e vizituar nga struktura të ndryshme të jetës institucionale, kulturore, arsimore, ekonomike etj.

Një ngjarje, jo më pak të rëndësishme e paraqet takimi i grave të  Albanian Excellence me përfaqësuesit e shoqërisë civile, vizita institucioneve kulturore, arsimore e shëndetësore, pa harruar edhe Medvegjën, një nga komunat më të vogla të Luginës së Preshevës.

Ditëlindja e Shpresës

Krejt në fund, për ta bërë kaq madhështore aktivitetin e grave të suksesit të  Albanian Excellence në Preshevë, është prania e mysafireshave speciale të këngëtareve të mirënjohura nga Kosova Shpresa Gashi dhe sopranoja nga Tirana Alisa Katroshi, të cilat me paraqitjet e tyre brilante dhe me zërin mjeshtëror, mbushën shpirt e gëzim pjesëmarrësit e këtij evenimenti të rrallë në këtë Luginë të Preshevës.

E veçanta e këtyre takimeve t Albanian Excellence, është se ajo me një mbrëmje solemne në Preshevë, shënoi ditëlindjen e yllit kosovar të estradës shqiptare, Shpresa Gashi, për të cilën presidentja e kësaj organizate, Flora Nikolla, e befasoi me një surprizë të këndshme, të cilën ajo do ta maj mend sat ë jetë gjallë, ngase nga një nda ditëlindjet e saj, u shënua në Preshevë, të cilën e do shumë.

Takimi i radhës i grave të suksesit të Albanian Excellence nga Tirana, Prishtina e Ulqini, në Preshevë, do të jetë, jo më larg se vitin e ardhshëm 2020, kur ky vit do të shpallet Vit për Preshevën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat