Haradinaj: Kur isha fëmijë kam pasë frikë nga ineksionet, i kishin gjilpërat shumë të trasha

Lajme

Haradinaj: Kur isha fëmijë kam pasë frikë nga ineksionet, i kishin gjilpërat shumë të trasha

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 20:01
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj gjatë një interviste ka zbuluar se nga çka ka frikë.

Haradinaj në emisionin n’Konak, ka treguar se gjilpërat gjithmonë i ka pasë frikë. Madje, thekson se është tmerruar prej tyre  për shkak se ineksionet kanë qenë të trasha atë kohë.

“Gjylpanat i kom pas mërzi. Ja kom pas dron. Kam pasë frikë nga gjylpanat, nikciat, kur kam qenë fëmijë ka qenë shumë e trashë dhe kam pas frikë prej saj. Në fillim ka qenë e frikshme por më vonë jam mësuar”, përfundon Haradinaj.

Tutje, ai  tregoi edhe shijet e tij në ushqim. Kandidati për Kryeministër të Kosovës, tha se për qef do të ushqehej vetëm me ushqime tradicione dhe me fasule.

“Të gjithë thonë se peshku është i shëndetshëm. Por për me ma kojt kasha pas qef suxhuk, burek, pite, fli, pasul.”, përfundon Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat