Vuçiq e pranon që është mërzitur pasi Trumpi e shkarkoi John Boltonin

Lajme

Vuçiq e pranon që është mërzitur pasi Trumpi e shkarkoi John Boltonin

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 14:39
Aleksandar Vucic dhe Donald Trump

Presidenti serb Aleksandar Vucic tha sot se, pavarësisht se presidenti amerikan Donald Trump ka larguar këshilltarin e tij për siguri, John Bolton, me administratën amerikane do të vazhdojnë bisedimet për të gjetur një emërues të përbashkët me ta dhe me shqiptarët dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme.

Siç raportojnë mediat serbe, i pyetur se si komenton faktin se John Bolton u desh ta linte postin e tij, njeriun që avokoi në bisedimet për çështjen e demarkacionit dhe ndarjes së Kosovës, Vuçiq tha se me të nuk pati rast të takohej, por kishte zhvilluar bisedë telefonike.

“Ne serbëve na pëlqeu qëndrimi i tij për Kosovën, prandaj nuk e kuptoj gjithë atë gëzim dhe lumturi te disa, që janë të kënaqur me faktin se ai nuk është më këshilltar [i presidentit Trump] për sigurinë kombëtare”, ka thënë sot Vuçiq.

Ai ka treguar se gjatë vizitës së tij të paradokohshme në SHBA, është me Sekretarin e Shtetit Amerikan Mike Pompeo dhe Matthew Palmer, Përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

“Ata janë përfaqësues të drejtpërdrejtë të presidentit amerikan Trump dhe të Departamentit të Shtetit. Ne do t’i vazhdojmë bisedimet. Kemi të bëjmë me njerëz të përgjegjshëm dhe seriozë me të cilët nuk është e lehtë të bisedosh, as të negociosh”, tha ai.

“Do të kërkojmë një emërues të përbashkët me shqiptarët dhe amerikanët për të siguruar paqen e qëndrueshme, nëse është e mundur”, përfundoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat