Dardan Molliqaj: Albin Kurti ma mësoi politikën dhe më ngriti lartë

Lajme

Dardan Molliqaj: Albin Kurti ma mësoi politikën dhe më ngriti lartë

Nga: D.RR Më: 15 shtator 2019 Në ora: 16:24
Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj

Tash të larguarit nga Lëvizja Vetëvendosja në grupin e PSD-së, po kanë kritika të mëdha për Lëvizjen Vetëvendosje e sidomos për Albin Kurtin, shkruan "Bota sot".

Mirëpo, dikur nuk mendonin kështu. Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Visar Ymeri e Fisnik Ismaili, si figura kyçe tash në PSD, më herët kishin thurur lave të shumta për Albin Kurtin.

Madje, Dardan Molliqaj e kishte pranuar publikisht se Albin Kurti e mësoi dhe e ngriti atë politikisht.

Në videon më poshtë, mund t’i dëgjoni disa deklarata të përmbledhura të ish anëtarëve të Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat