Harçenko: Pa këtë shtet nuk ka zgjidhje të çështjes së Kosovës

Lajme

Harçenko: Pa këtë shtet nuk ka zgjidhje të çështjes së Kosovës

Nga: F.B Më: 16 shtator 2019 Në ora: 09:46
Aleksandar Bocan-Harçenko

Ne nuk angazhohemi për ndarje të Kosovës, sikurse as për ndonjë opsion të zgjidhjes, por nuk mund të kuptojmë deklaratat se ndarja është presedan në Evropë ka thënë Aleksandar Bocan-Harçenko për “Politika” përcjell “Bota Sot”.

Ai ka fol për partneritetin me Serbinë, raportet e afërta dhe bashkëpunimin ekonomik në rritje duke përmend edhe kritikat që ka bërë Evropa lidhur me njoftimin për hyrjen e Serbisë në Unionin Ekonomik Euro-Aziatik (EAEU), bashkëpunimin tekno-ushtarak dhe mbështetjen që Serbia ka marr nga Rusia ën pajisje edhe armatim si dhe planet në projektet e ardhshme.

Në lidhje me polemikën me të dërguarin special amerikan për Ballkan Metju Palmer se Rusia është kundër zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe hyrjes së Serbisë në NATO dhe perëndim , ku Rusia do humbte ndikimin në këtë pjesë, ai ka thënë se

“Pa marr parasysh situatën, Serbia përherë do mbetet bastion i Rusisë sikurse Rusia që është bastion i Serbisë, qëndrimi ynë rreth zgjerimit të NATO-së është moti i njohur, pikërisht shkak i zgjerimit është vija ndarëse dhe pasiguria në stilin ‘ndaj dhe udhëheq”.

Lidhur me qëndrimet për ndarjen e Kosovës dhe qëndrimit rus, Harçenko ka thënë se “Çështja e Kosovës shihet në rrafshin e gjetjes së zgjidhjes dhe imponim të skemave. Zgjidhja duhet të jetë rezultat i bisedimeve dhe kompromisit me pikat fillestare të drejtës ndërkombëtare përkatësisht rezolutës 1244 të KS të OKB-së”.

Në pyetjen rreth shkeljes së kësaj rezolute nga shtete perëndimor, a ka thënë se , po është shkel, por jo nga ne, UNMIK ende është në Kosovë, Rusia dhe kina nuk e njohin Kosovën, nëse ata e kanë shkel nuk do thotë se situata nuk mund përmirësohet, duhet debatojmë për këtë.

Palmer ka thënë se nuk përcaktojnë zgjidhje, ndërsa Lavrov se Kosova është çështje globale dhe duhet zgjidhet nga liderët global, cili është mendimi juaj ishte pyetja tjetër?. Zgjidhjet globale bëhen në KS të OKB-së, ne nuk ishim bartjes s çështjes në Bruksel se këtë e kërkoi Beogradi, diçka është arritur por nuk është realizuar në ato biseda.

Në bisedime ishte i pranishëm Rike qëndronte pas perdeve, ku ishte përfaqësuesi rus në atë kohë?. Ne nuk kemi praktikë të fshihemi në qosh ose pas perdeve ka thënë ai, që të kyçet Rusia duhet ketë kërkesë nga Beogradi dhe zgjidhja të bazohet në drejtën ndërkombëtare.

Nëse do kthehej formati i treshes Harçenko-Isginger edhe Vizner, do kishim raportin 2 me një kundër ndarjes, Moska dhe Berlini kundër ndërsa Amerika ndoshta për?

Ne nuk angazhohemi për ndarje të Kosovës, sikurse as për ndonjë opsion të zgjidhjes, por nuk mund të kuptojmë deklaratat se ndarja është presedan në Evropë ka thënë ai, duke konsideruar të çuditshme këto deklarata.

Nga Berlini thonë s kjo hap kutinë e Pandorës, për problemin në Bosnje?. Harçenko ka thënë se tashmë ajo u hap, nuk ka dilemë kënd e mbështesim ne, ne mbështesim vetëm kompromisin. Të presim të kalojën zgjedhjet në Kosovë dhe të analizohet politika e tyre dhe jo të bëhet presion vetëm në njërën palë.

Lidhur me emërimin e Palmer ai ka thënë se : ne nuk kundërshtojmë praninë e askujt në regjion as nuk e konsiderojmë “të dëmshme”, për zgjidhjen e çështjeve këtu duhet që faktorët Rusia, ShBA dhe BE të flasin me një zë dhe të bazohemi drejtën ndërkombëtare respektimin dhe bashkëpunimin.

Nëse duan të hiqet Rusia nga proceset, ndërsa pa te nuk mund të realizohet asnjë zgjidhje në KS të OKB-së?, Harçenko ka thënë se jam i bindur se nuk duan zgjidhje të bazuar në balancim. Duan që Rusia të shkoj nga Ballkani dhe që të gjitha vendet të hyjnë në NATO. Pse mendon i s insistohet që Serbia të hyj në NATO, sepse me hyrje të saj do arsyetohej veprimi që ka krye NATO këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat