Bërnabiq në prag të takimit me Merkelin: Në dialog të përfshihet kushdo që ndihmon - Bota Sot
Bërnabiq në prag të takimit me Merkelin: Në dialog të përfshihet kushdo që ndihmon

Lajme

Bërnabiq në prag të takimit me Merkelin: Në dialog të përfshihet kushdo që ndihmon

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 15:50
Ana Bërnabiq dhe Angela Merkel

Kryeministeja serbe, Ana Bërnabiq tha se një nga temat më të rëndësishme të takimit të së mërkurës me kancelaren gjermane, Angela Merkel do të jetë dialogu Beograd-Prishtinë.

Shefja e ekzekutivit serb shtoi se vendi i saj mbështet përfshirjen e secilit që mund të ndërmjetësojë dhe të ndihmojë në heqjen e taksës së vendosur nga autoritetet kosovare dhe vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

E pyetur nga gazetarët për t`i komentuar raportimet se Gjermania dhe Franca dëshirojnë të përfshihen në dialog , përpos SHBA-së, ajo  tha se Gjermania dhe Franca kishin bërë përpjekjen më të drejtpërdrejtë ose domethënëse për të ndërmjetësuar midis Beogradit dhe Prishtinës për çështjen e taksës dhe sidomos pas takimit në Berlin të organizuar nga Merkel dhe Macron.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...