Zgjedhjet nuk pengojnë ardhjen e ftesave speciale - Bota Sot
Zgjedhjet nuk pengojnë ardhjen e ftesave speciale

Lajme

Zgjedhjet nuk pengojnë ardhjen e ftesave speciale

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 09:12

Ardhja e ftesave të reja nga Prokuroria Speciale, me seli në Hagë, po vazhdon teksa vendi gjendet përballë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, që do të mbahen më 6 tetor. Në vazhdën e hetimeve para Prokurorisë Speciale në Hagë ka dalë edhe zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sokol Bashota, i cili të hënën është intervistuar për disa orë, shkruan gazeta "Zëri".

Ndonëse vendi ndodhet para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit, ftesa të reja nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë po vazhdojnë të vijnë për ish-eprorë e pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (UÇK). Listës së personave të intervistuar nga ky organ i drejtësisë i është shtuar edhe emri i zëvendëskomandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, i cili është intervistuar të hënën për rreth tri orë.

Ndërkaq sot të njëjtën gjë sikurse Bashota intervistimin para Prokurorisë Speciale pritet ta bëjë edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së Naim Maloku. Pavarësisht deklarimit të përfaqësuesve të OVL-së së UÇK-së se Specialja ka ulur numrin e ftesave të reja, avokatët e akredituar nga kjo Gjykatë thonë se zgjedhjet nuk e pengojnë aspak intensitetin e Speciales. Përkundrazi, siç shprehen ata, këto dy çështje nuk ndërlidhen aspak me njëra-tjetrën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...