Albin Kurti flet për Rugovën, bashkimin kombëtar, frikën e LDK-së, simbolet shtetërore dhe Kombëtaren e Kosovës

Lajme

Albin Kurti flet për Rugovën, bashkimin kombëtar, frikën e LDK-së, simbolet shtetërore dhe Kombëtaren e Kosovës

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 09:33
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, njëherësh edhe kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin Pressing të Televizionit 7.

Kurti përreth tri orë përballë analistëve ka folur për çështje të ndryshme duke filluar nga figurat kombëtare të cilët ai i vlerëson dhe ata të cilët nuk i vlerëson, mendimin për presidentin Ibrahim Rugova, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, frikën që LDK-ja e ka nga PDK-ja e që, sipas tij, nuk e lejoi koalicionin me VV-në, simbolet shtetërore të Kosovës dhe kombëtaren e Kosovës.

Ai ka thënë emrat e tri figurave më të mëdha të kombit shqiptar dhe tre figurat më negative. Ai, gjithashtu, dha një vlerësim edhe për presidentin Ibrahim Rugova.

Sipas Kurtit këto janë tri figurat më të mëdha të kombit shqiptar.

“Sami Frashëri, Fan Noli, Ukshin Hoti”, numëroi Kurti.

Ndërsa tri figurat më negative të këtij kombi, sipas Kurtit janë:

“Esat Pasha, Rrahman Morina, dhe i treti është i gjallë e ju e dini”, tha Kurti.

Ai, gjithashtu, dha një vlerësim edhe për Ibrahim Rugovën.

“Besoj se është figura qendrore e historikut që i parapriu shtetit të Kosovës”, përfundoi Kurti.

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja ka folur edhe për idenë e bashkimit kombëtar me Kosovën dhe Shqipërinë.

Ndërkaq, kujtojmë se i hapur ky sondazh do të jetë për një javë të plotë, dhe deri atëherë, ju lutem shprehuni se cili është mendimi i juaj.

Ai është shprehur se bashkimi mes dy shteteve është çështje komplekse.

“Sot jemi të paaftë për t’u bashkuar. Kjo s’varet vetëm prej nesh, varet edhe prej Shqipërisë, ai ka theksuar se si parti e konsiderojnë primare mbijetesën e shtetit të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kreu i VV-së ka thënë se dëshira e LDK-së që të bëjnë koalicion me VV-në, ngelej mbrapa nga frika e tyre prej PDK-së.

“LDK-ja nuk merrnin vesh kur thosha ta bëjmë koalicionin parazgjedhor”, deklaroi Kurti.

Derisa ai nuk fshehu optimizmin të shkonte para koalicioni LDK-VV, por sipas Kurtit, LDK-ja frikësohej nga PDK-ja për një koalicion parazgjedhor.

“Unë kisha optimizëm të shkonim para, por dëshira e tyre që të vijnë me neve, ngelej mbrapa nga frika e tyre prej PDK-së”.

Kurti ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për çështjen e flamurit, të simboleve dhe himnit të Republikës së Kosovës.

Kurti ka thënë se si kryeministër natyrisht se do t’i respektojë këto simbole shtetërore.

“Ta keni parasysh se himni e ka emrin Europa dhe nuk ka tekst. Kjo është e çuditshme. Natyrisht që jam që t’i shtohet tekst këtij himni por kjo duhet të bëhet në parim me Kushtetutën tonë”, ka thënë Kurti.

Ai ka deklaruar se flamuri i Kosovës nuk është histori por veçse gjeografi, por tani s’kemi arsye pos ta pranojmë.

“Si kryeministër natyrisht se do t’i respektoj. Por duhet të mbani mend se jam lider i Vetëvendosjes dhe i përfaqësoj edhe ato vlera që për ne janë të mëdha. Himni nuk është i Shqipërisë por i gjithë shqiptarëve. Si shqiptarë kemi të përbashkëta të mëdha që nga historia, flamuri etj… flamuri i Kosovës nuk është as histori as një vlerë tjetër veçse gjeografike. E dimë se ka qenë gabim, por tani skemi arsye tjetër pos ta pranojmë”, është shprehur Albin Kurti.

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në emisionin Pressing, ka folur edhe për Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Kurti thotë se i vjen shumë mirë që Kosova po arrin të korrë suksese në një lojë ekipore, e kjo, sipas tij, ka munguar më parë.

“Një kombinim kaq jopersonal, kaq ekipor, është fascinuese”, ka thënë Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes i pyetur nëse do ta shikojë ndeshjen e Kosovës kundër Malit të Zi në stadium, është përgjigjur pozitivisht.

“Patjetër që do ta shikoj”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat