Trajkoviq thotë se detektori i gënjeshtrave do ta mbrojë atë nga Radoiçiqi - Bota Sot
Trajkoviq thotë se detektori i gënjeshtrave do ta mbrojë atë nga Radoiçiqi

Lajme

Trajkoviq thotë se detektori i gënjeshtrave do ta mbrojë atë nga Radoiçiqi

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 10:00
Rada Trajkoviq

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës Rada Trajkoviq ka deklaruar se do të mbrohet me poligraf nga akuzat e nënkryetarit të Listës Serbe dhe biznesmenit kontrovers Millan Radoiçiq.

“Nga akuzat e tij do të mbrohem me detektorin e gënjeshtrave, sepse presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq këtë metodë më së shumti e preferon. Vet disa herë ka shkuar në detektorin e gënjeshtrave, por edhe Radoiçiqi e ka kaluar detektorin e gënjeshtrave me rastin e akuzave për vrasje të Oliver Ivanoviqit, ku ka pretenduar se është plotësisht i pastër. Në detektorin e gënjeshtrave është e vërteta njëqind për qind”, ka deklaruar Rada Trajkoviq për gazetën serbe Danas.

Ajo ka shtuar se Radoiçiqi në fillim të shtatorit e ka paditur për shkelje të dinjitetit duke kërkuar dëmshpërblim prej pesë milionë dinarëve.

Trajkoviq pretendon se as “ndër të tjera” nuk e ka pritur padinë e Radoiçiqit.

“Është e qartë se ai ka konstatuar se gjyqësia jonë është në shërbim të mafisë, mirëpo unë megjithatë besoj në gjyqësi. Ekzistojnë njerëzit e ndershëm e ndoshta rastisi te ndonjë gjykatës i ndershëm. Në fund mafia paska vendosur t’i respektojë institucionet shtetërore dhe do të shohim se a funksionojnë këto institucione në favor të mafisë”, ka thënë Trajkoviq.

Ajo ka shtuar se padia para zgjedhjeve në Kosovë përkujton nga pak në kohën e Oliver Ivanoviqit. “Atë kanë filluar ta ndjekin me proceset gjyqësore, dhe ka përfunduar me vrasje. Si duket kjo është renditja e veprimeve, mirëpo unë i frikohem vetëm Zotit e askujt tjetër”, ka deklaruar Rada Trajkoviq për Danas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...