Ndryshohet formati, Rusia lojtari i ri në dialogun Kosovë – Serbi? - Bota Sot
Ndryshohet formati, Rusia lojtari i ri në dialogun Kosovë – Serbi?

Lajme

Ndryshohet formati, Rusia lojtari i ri në dialogun Kosovë – Serbi?

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 11:44
Trump, Merkel dhe Putin

Analisti serb dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Dusan Janjic, ka paralajmëruar se mund të ketë një format të ri të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në të cilin do të përfshihen SHBA-ja, Rusia, Franca dhe Gjermania.

Këto deklarata Janjiq i ka thënë teksa komentuar vendimin e sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për të emëruar Matthew Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor.

Janjiq në një intervistë për ‘Politiko’, ka thënë se edhe Gjermania e Franca do të kenë një Përfaqësues Special, megjithatë, sipas tij, të dy shtetet do ta kenë nga një përfaqësues.

Megjithatë, ai thotë se përfaqësuesit e këtyre shteteve do ta kenë shef dikë nga Bashkimi Evropian.

“Të gjithë ata, sikurse Palmer, do të jenë të dërguar special për Ballkanin Perëndimor që do të përcjellin dialogun Prishtinë-Beograd, do të marrin pjesë nëpër takime, por shef i tyre do të jetë një person i përzgjedhur nga BE-ja në vend të Federica Mogherinit. Me shumë gjasë do të jetë Laszlo Trochani, Komisionari për Zgjerim, por një gjë e tillë nuk është vendosur ende”, ka thënë Janjiq.

Ndër të tjera Janjiq ka folur edhe për mundësinë e përfshirjes së Rusisë në bisedime.

“Një nga opsionet është që të jetë një sekretariat i veçantë, i cili do të përshijë edhe Rusinë me përfaqësuesin e saj, gjë për të cilën tashmë është rënë dakord”, është shprehur tutje Janjiq.

Për emërimin e një të dërguari special të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi, ka folur edhe deputeti i CDU/CSU-së, Peter Beyer, gjatë qëndrimit në Prishtinë para disa ditësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...