Pas konfirmimit të dënimit reagon fuqishëm “Komandant Malisheva”: Ka një thirrje për të gjithë shqiptarët

Lajme

Pas konfirmimit të dënimit reagon fuqishëm “Komandant Malisheva”: Ka një thirrje për të gjithë shqiptarët

Nga: N.H Më: 17 shtator 2019 Në ora: 16:21
Andi Krasniqi, i njohur si “Komandant Malisheva”

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për grupin e Kumanovës. Asnjë nga ankesat e palës mbrojtëse nuk është pranuar duke lënë në fuqi kështu vendimet e Gjykatës Themelore Shkupi 1 të datës 2 nëntor 2017.

E lidhur me këtë ka reaguar fuqishëm Andi Krasniqi, i njohur si “Komandant Malisheva”, përcjell “Bota sot”.

“Komandant Malisheva”, i dënuar me burg në Maqedoni, për pjesëmarrje në rastin e Kumanovës, ka shkruar një letër publike nga burgu, ku thotë se ky shtet po dëshiron me i dhënë vulën e ndarjes njëherë e përgjithmonë dhe me tej thërret të gjithë të punojnë deri në ndarjen e pjesës së Iliridës dhe bashkimin e saj me Shqipëri.

Ja shkrimi i tij pa ndërhyrje:

Vini re:
Sotë gjykata e shkalles dytë e Apelit na i vertetoj denimet edhe njihere ky shtet na tregoj se nuk ka drejtsi ndaj shqiptarve, as kur ishte Gruevski e as tani kur eshte Zaev te dyte jan nji lloj.

I nderuar popull Shqiptarë edhe njiher po deshmohet padrejtsi duke na vrarë për te dyten here gjithqka deri me sotë paska qenë loje politike edhe e udheheqesve te shtetit tonë sepse nuk paskan bere asgje per ta vendos drejtsin.

Ky shtet po don me i dhene vulen e ndarjes njiher e pergjithmon dhe ju therras te gjithve te punoni deri ne ndarjen e pjeses se ilirides dhe bashkimin e saj me Shqiperin.

Neve nuk do pranojm me asnji qmim qe te transferohemi ne kosove per vujtje te denimit denuar padrejtsisht dhe ti lejm vellezrit tan nga ilirida te vetem.

Edhe njihere fituan forcat pro ruse.

Do te qendrojm stoik e te forte.

Zoti e bekoft popullin Shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat