Takimi i Arianit dhe Selenës mbi urën e Mitrovicës – BBC teston gatishmërinë e shqiptarëve dhe serbëve për paqe

Lajme

Takimi i Arianit dhe Selenës mbi urën e Mitrovicës – BBC teston gatishmërinë e shqiptarëve dhe serbëve për paqe

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 13:04
Pamje nga video

Takimi i Arianit dhe Selenës mbi urën e Mitrovicës – BBC teston gatishmërinë e shqiptarëve dhe serbëve për paqe

Televizioni britanik BBC ka bërë një reportazh të jashtëzakonshëm nga Kosova duke aranazhuar një takim ndërmjet Arianit 20 vjeçar nga Mitrovica e Jugut dhe Selenës nga pjesa veriore të cilët asnjëherë në jetën e tyre nuk kanë takuar ndonjë shqiptar apo serb pavarësisht se janë nga i njëjti qytet.

Gazetarja Jean Mackenzie shkruan se lufta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar 20 vjet më herët, por konflikti asnjëherë nuk është zgjidhur si duhet.

“në disa pjesë të Kosovës, njerëzit nga ana e secilës palë në konflikt ende nuk përzihen mes vete” shkruan ajo.

“A mundet gjenerata e lindur pas luftës ta gjejë mënyrën për të jetuar së bashku” pyet BBC teksa jep imazhe të takimit dhe bisedës ndërmjet Arianit dhe Selenës të cilët komunikojnë rrjedhshëm në gjuhën angleze mbi urën e Mitrovicës që është simbol i ndarjes së qytetit.

 E përgjigja në përfundim të storjes nga Kosova nuk është aq shpresëdhënëse.

“Rruga për të arritur te paqja është ende shumë e largët” përfundon televizioni britanik. Mos e humbisni këtë storje të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat