Serbia vazhdon aktivitetin e lotimit kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol - Bota Sot
Serbia vazhdon aktivitetin e lotimit kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Lajme

Serbia vazhdon aktivitetin e lotimit kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Nga: F.B. Më: 18 shtator 2019 Në ora: 13:38
INTERPOL

Kosova ka afat deri me 18 tetor që të aplikoj për pranim, ne do të vazhdojmë të punojmë me intensitet  dhe nuk do lëshojmë pe ka deklaruar ministri i brendshëm i Serbisë Nebojsha Stevanoviç, shkruan “Telegraf”, përcjell “Bota sot”.

Serbia sipas tij do vazhdoj të punoj kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol, ndonëse ka njoftime nga Prishtina se sivjet nuk do të aplikohet për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare.

Stefanoviç tha se kjo është përpjekje e Kosovës që të zbus intensitetin e punës së Serbisë në këtë çështje.

Ai vlerësoi se deklarata e Prishtinës se mendon nëse do aplikoj ose jo për anëtarësim në këtë organizatë është “tregim politik” dhe tentim të hiqet vëmendja e Serbisë nga kjo çështje.

Stefanoviç beson se Prishtina deri në fund do të përpiqet që të bëhet pjesë e Interpolit, por Serbia me mbështetje të partnerëve do ia del të evitoj këtë.

“Deklarata e tilla janë tentim të zbutet intensiteti në këtë temë dhe të mendojmë se Prishtina nuk aplikon dhe të heqim dorë nga puna aktive e pamundësimit të veprimit të tyre”, ka thënë ai për gazetarët në Beograd.

Kandidimi i serishëm i Prishtinës në Interpol nuk kishte shumicën e nevojshme në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv dhe ajo kërkesës nuk ishte në rend dite për votim.

Stefanoviç ka thënë se sipas rregullores së Komitetit Ekzekutiv kandidimi i Kosovës është paraqitur si informatë, që do thotë se secili shtet në secilin moment mund të kandidoj në atë temë dhe kërkesa për anëtarësim të Kosovës në organizatë mund të vihet në rend dite.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ata synojnë këtë dhe ne duhet të luftojmë, nuk do ndalemi se lobuari aktivisht dhe deri në votimin me 18 tetor do parashtrojmë argumentet pse mendojmë se ky hap është i gabuar”, tha Stevanoviç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...