Merkel: Të vazhdohet dhe avancohet procesi i dialogut në mënyrë që të arrihet zgjidhja

Lajme

Merkel: Të vazhdohet dhe avancohet procesi i dialogut në mënyrë që të arrihet zgjidhja

Nga: F.B Më: 18 shtator 2019 Në ora: 16:21
Angela Merkel dhe Ana Bërnabiç

Në takimin me gazetarë pas takimit me kryeministren Ana Brnabiç kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se duhet të vazhdohet procesi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe të avancohet shtesë me qëllim që të arrihet zgjidhja, shkuan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ajo tha se me Brnabiç kanë biseduar për situatën në regjion dhe bashkëpunimin dhe I gëzohet faktit se procesi I Berlinit ka sjell mundësi dhe aktivitete me dobi. Kemi raporte të mira bilateral me Serbinë ku veprojnë 400 kompani gjermane dhe punësojnë mbi 60 mijë punëtorë, që  e bëjnë Gjermaninë partner me rëndësi në tregti me Serbinë.

"Kemi raporte të afërta dhe dua të theksoj se Brnabiç jo vetën që është e përkushtuar në luftën kundër papunësisë dhe rritjes ekonomike  por edhe digjitalizimit transformues” ka thënë Merkel që e konsideron si investim në ardhmëri.

Temat tjera të bisedës kanë qenë shoqëria civile, drejtësia dhe reformat kushtetuese. Ajo ka theksuar mbështetjen e Gjermanisë si partnere në zhvillimin e Serbisë dhe avancimin e raporteve të bashkëpunimit serbo-gjermane.

Lidhur me afatin e Berlinit dhe BE-së për arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit dhe a është ende 2025 afati I bashkëngjitjes së Serbisë në BE, ka thënë se nuk ka afat por sa më parë aq më mirë.

"Nuk ka afate kur mund të kryhen disa gjëra, por sa më parë aq më mirë” ka thënë Merkel duke nënvizuar se duhen vazhduar reformat dhe “ të dihet se për bashkëngjitje në BE duhet të zgjidhen disa çështje në lidhje me Kosovën”.

"Nuk mund të flitet cili vit mundet Serbia të bashkëngjitet, gjë që nuk është aq më rëndësi sa është avancimi i Serbisë në zhvillimin e vetë” përfundoi ajo.

Merkel tha se nuk mund të thotë asgjë rreth informative se Gjermania dhe Franca mund të emërojnë të dërguar special për dialogun Prishtinë - Beograd.

Ajo theksoi se Gjermania dhe Franca kanë tentuar dhe po tentojnë që të vazhdohet dialogu dhe të bëhet diçka në lidhje me taksat që ka vendos Prishtina.

"Deri tash nuk ishte e mundur vendosja e dialogut për shkka të taksës” tha Merkel.

Kryeministrja e Brnabiç ka thënë se tema e vetme e mospajtimit në bisedë ka qenë çështja e Kosovës, por është e rëndësishme se po bisedohet për këtë temë sepse pa zgjidhje afatgjate të kësaj çështje nuk ka pajtim mes serbëve dhe shqiptarëve dhe nuk do ketë as ardhmëri ndryshe të Ballkanit.

"Çështja e Kosovës është pika e vetme e mospajtimit , por për ne Gjermania është partner me rëndësi dhe sado që nuk pajtohemi në një çështje, me rëndësi se bisedojmë me Gjermaninë, dëgjojmë mendimet dhe këshillat dhe paraqesim pozicionet tona në mënyrë që të shohim si mund përafrohen qëndrimet dhe të arrihet zgjidhja e qëndrueshme” ka thënë Brnabiç.

Pa një zgjidhje të tillë dhe pajtim historik mes serbëve dhe shqiptarëve nuk mund të ketë ardhmëri ndryshe për Ballkanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat