Gjuriq: Roli i OKB-së i pashmangshëm në zgjidhjen e raporteve mes Beogardit dhe Prishtinës

Lajme

Gjuriq: Roli i OKB-së i pashmangshëm në zgjidhjen e raporteve mes Beogardit dhe Prishtinës

Nga: F.B Më: 18 shtator 2019 Në ora: 16:49
Pajme nga takimi

I ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë Marko Gjuriq ka përkujtuar se dialogu më ndërmjetësim të BE-së udhëhiqet në bazë të mandatit të Kuvendit të OKB-së, ndërsa BE nuk ka siguruar realizimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave serbe, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Ai ka biseduar sot me shefin e UNMIK-ut Zahir Tanin dhe me atë rast ka porositur se OKB kanë rol të pashmangshëm në zgjidhjen e raporti mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në kumtesën e lëshuar pas takimit thuhet se biseduesit kanë shkëmbyer mendime për situatën aktuale politike dhe të sigurisë, për raportin e ardhshëm të sekretarit të OKB-së dhe rolin e OKB-së në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që është e natyrës s brendshme të Serbisë me elemente të përzierjes nga jashtë shkruan në kumtesën.

Gjuriq ka thënë se kanë kaluar 6 vite nga mos përmbushja e obligimit të Prishtinës për formimin e Asociacionit të komunave serbe, ndërsa BE nuk ka siguruar realizimin e kësaj marrëveshje, për çka Serbia e ka informuar OKB-në.

Lidhur me gjendjen e të drejtave dhe lirive të serbëve në Kosovë, Gjuriq ka thënë se ato janë për keqësuara pas taksës së vendosur nga Prishtina. Lidhur me procesin zgjedhor Gjuriq ka theksuar se shpreson që ato të kalojnë në atmosferë demokratike dhe serbëve të ju mundësohet votimi dhe zgjedhja e përfaqësuesve të vetë.

Ai ka falënderuar tanin për kontributin në avancimin e pozitës së serbeve në Kosovë, në çka UNMIK angazhohet bazuar në rezolutën 1244.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat