Manter fton Vuçiqin në Berlin, Merkel dëshiron takim në Nju Jork

Lajme

Manter fton Vuçiqin në Berlin, Merkel dëshiron takim në Nju Jork

Nga: F.B Më: 20 shtator 2019 Në ora: 09:20
Kameron Manter

Ish-ambasadori amerikan në Serbi Kameron Manter ka theksuar se shpreson që Vuçiq në dhjetor të marr pjesë në takimin që do mbahet në Berlin që i përkushtohet Ballkanit, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Kam pasur privilegjin që të bisedoj me presidentin Vuçiq, kemi shqyrtuar situatën në regjion në kontestin e dialogut si dhe në përgatitje të takimit që sponsorohet nga Instituti “Lindja-Perëndimi” dhe që do mbahet në dhjetor në Berlin. Aty pritet të marrin pjesë shumë lider dhe do bisedohet për opsionet afatgjate në regjion” ka thënë Manter për Tanjug.

Manter që drejton Institutin “Lindje-Perëndim” mendon se këto çështje janë pjesë që përbëjnë tërësinë dhe kërkojnë zgjidhje regjionale dhe nënkuptohet pjesëmarrja si e politikanëve po ashtu edhe ekspertëve dhe diplomatëve nga fusha e ekonomisë dhe fushave tjerë dhe atyre që kanë interes në regjion.Biseduam posaçërisht rreth problemit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe problemin e Bosnjës e Hercegovinës dhe Maqedoninë Perëndimore, së bashku jemi pajtuar se të gjitha këto çështje duhet të ndërlidhen dhe mos të shikohen ndaras.

Ish-ambasadori amerikan ka nënvizuar se para këtij takimi duhet të ndodhin shumë gjëra, siç janë zgjedhjet në Kosovë dhe marrja e detyrave të liderëve të rinj në Komisionin Evropian.

"Jam i bindur se në regjion të gjithë duan të shohin dhe dëgjojnë bisedime për zgjidhje dhe do në takim do marrin pjesë përfaqësues nga i gjithë regjioni dhe kjo është ajo që na duhet", tha Manter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat