Media serbe: Merkel kërkon takim me Vuçiqin në Nju Jork - Bota Sot
Media serbe: Merkel kërkon takim me Vuçiqin në Nju Jork

Lajme

Media serbe: Merkel kërkon takim me Vuçiqin në Nju Jork

Nga: F.B Më: 20 shtator 2019 Në ora: 09:59
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel si mëson “Blic” i ka dërguar javën që shkoi ftesë për takim presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq , takim ky që duhet të mbahet në Nju Jork gjatë kohës së Asamblesë së OKB-së, përcjell “Bota Sot”.

"Kancelarja Merkel ka kërkuar takim bilateral me presidentit Vuçiq në Nju Jork", ka thënë një burim i gazetës që shton se gjithsesi do të trajtohet edhe " tema më e rëndësishme si është perspektiva e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pas vakuumit që është krijuar pas dorëheqjes së qeverisë së Kosovës dhe zgjedhjeve".

Gjermania dhe disa vende evropiane kanë insistuar në heqjen e taksës së Kosovës ndaj mallrave serbe dhe ka propozuar së bashku me Francën, vendosjen e sërishme të kontaktit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës rreth kësaj çështje, por kjo nuk ndodhi për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të Kosovës që mbahen me 6 tetor.

"Takimi në Nju Jork në javën tjetër do të ketë një tjetër mundësi që kancelarja Merkel dhe presidenti Vuçiq të shqyrtojnë situatën rreth problemit të Kosovës dhe gjetjes së mënyrës së vazhdimit të dialogut pas zgjedhjeve në Kosovë", përfundon “Blic”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...