Rakiç sulmon dhe e quan serb me qira Petroviçin: Me gënjeshtra arsyeton rolin e të preferuarit në Prishtinë

Lajme

Rakiç sulmon dhe e quan serb me qira Petroviçin: Me gënjeshtra arsyeton rolin e të preferuarit në Prishtinë

Nga: F.B Më: 20 shtator 2019 Në ora: 10:08
Goran Rakiç

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç ka deklaruar se kryetari i SLS Slobodan Petroviç ka lëshuar një vrushkull gënjeshtra ndaj drejtorit të Zyrës për Kosovë Marko Gjuriq me qëllim që të arsyetoj rolin e “të preferuarit ndër rrethet politike të Prishtinës, shkruan “Novosti” përcjell "Bota Sot”.

Ky nuk është sulmi i vetëm që ka bërë ditëve të shkuara Lista Serbe ndaj politikanëve tjerë serb që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

Kështu ndaj Petroviç por edhe disa nga kandidatëve tjerë sulme kanë bërë edhe krerë të tjerë të LS por edhe i ashtuquajturi drejtori i zyrës për Kosovë Gjuriq.

"Procesi zgjehdor që është rrjedhë i ka mundësuar Slobodan Petroviçit që të përkujtoi serbët si duket një serb privat i politikanëve shqiptar nga Prishtina” ka vlerësuar Rakiç në një kumtesë për media.

Sipas tij Petroviç përherë është i gatshëm që " për pak para" të sulmoj vendin e vetë por edhe të gjithë ata që përpiqen për mbijetesën e popullit serb në Kosovë.

Rakiç ka nënvizuar se ky sulm nuk është sulm ndaj Gjuriqit por ndaj të gjithë serbëve që mbijetojnë në Kosovë duke falënderuar zyrën për Kosovë që drejtohet nga Gjuriq dhe qeverisë së Serbisë e presidentit Vuçiq.

"Kjo mbështetje ndaj popullit serb i pengon serbit me qira Slobodan Petroviç dhe ajo është cak i sulmeve dhe gënjeshtrave të neveritshme", ka thënë Rakiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat