Jovanoviç: Dorëzimi i Kosovës do të hap çështjen e krijimit të Shqipërisë së Madhe

Lajme

Jovanoviç: Dorëzimi i Kosovës do të hap çështjen e krijimit të Shqipërisë së Madhe

Nga: F. B. Më: 22 shtator 2019 Në ora: 08:36
Milosh Jovanoviç

Kryetari i partisë Demokratike të Serbisë (DSS) Milosh Jovanoviç, ka deklaruar se “dorëzimi i Kosovës apo pjesë më të madhe të saj përmes idesë së shkëmbimit të kufijve do të hap çështjen e krijimit të Shqipërisë së madhe, por edhe do të krijojë jo stabilitet në gjithë regjionin, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

"Në mënyrë të kthyeshme hapet çështja e BiH përkatësisht e Republika Srpska, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Një jo stabilitet i madh, ne nuk duam jo-stabilitet dhe luftëra po paqe edhe zhvillim", ka thënë Jovanoviç.

Sipas tij, është e nevojshme të vazhdohet lufta në skenën ndërkombëtare për tërheqje të njohjeve të Kosovës dhe ka shtuar se ajo që "bënë Daçiq është dëshmi se kjo është e mundshme".

"Ndërsa në skenën e brendshme serbët duhet ndihmuar materialisht, në logjistikë dhe në mënyrë strategjike për të garantuar siguri nëse shqiptarëve iu bien ndër mend të përpiqen të zgjidhin çështjen me armë ta dinë se do marrin përgjigje me armë", nënvizoi kreu i DSS.

Aktualisht shprehet ai raportet ndërkombëtare janë më të baraspeshuara se në kohën e bombardimeve të NATO-së, ndërkohë që situatën në Serbi e ka vlerësuar se “sistem të sëmurë politik”.

"Prandaj na duhen ndryshime të sistemit zgjedhor dhe reforma, nuk mundem unë nga Beogradi të flas në Lloznicë për ndotjen, pastrimin ndërmarrjet me njerëzit lokalë, duhet vetëqeverisja lokale të punoj shumë më tepër në këtë drejtim dhe zhvillimin ekonomik", përfundoi Jovanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat