Dodiku ia ofron Serbisë Republikën Serbe dhe 4 komunat veriore të Kosovës - Bota Sot
Dodiku ia ofron Serbisë Republikën Serbe dhe 4 komunat veriore të Kosovës

Lajme

Dodiku ia ofron Serbisë Republikën Serbe dhe 4 komunat veriore të Kosovës

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 11:13
Aleksandër Vuçiq dhe Dodik

Anëtari i presidencës rotative të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, ka deklaruar dje se një prej opsioneve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është që katër komunat e veriut të Kosovës, siç thotë ai, “t’i mbesin Serbisë”, ndërsa Republika Serbe e BeH-së të bëhet pjesë e Serbisë.

“Nëse kjo është zgjidhja, unë nuk jam larg saj”, ka thënë Dodiku për televizionin serb “Prva”, transmeton portali serb i Kosovës, “Kossev”.

I pyetur se çfarë mendon për idenë që të gjitha problemet në Ballkanin Perëndimor të zgjidhjen në pako, Dodiku tha se çështjet e Republikës Serbe dhe të Kosovës janë të lidhura, sepse “faktikisht janë çështje të popullit serb”.

“Çështje primare shtetërore e Serbisë është Kosova, por çështje primare nacionale është Republika Serbe sepse në të jetojnë 1 milion serb”, tha Dodiku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...